Shikoni serialet amerikane ne hulu

by Denisi

Nese jetoni ne Amerike mund te shikoni hulu.com pa patur probleme, nese jetoni ne vende te tjera, kjo gje nuk eshte e mundur.Per ata qe nuk jane ne dijeni, Hulu eshte nje faqe qe transmeton Seriale/TvShow te ndryshme te NBC direkt ne browserin tuaj. Problemi me i madh me kete adrese eshte se bllokon perdoruesit jashe kontinentit te Amerikes. Megjithate hulu nuk eshte i vetmi qe bllokon hyrjen ne kete menyre. Shume faqe te tjera e limitojne hyrjen ne baze te adresave te IP.

Ketu na vjen ne ndihme “Hotspot Shield”. Hotspot Shield eshte nje software falas i cili te lejon te lundrosh ne internet ne menyre anonime – perdoret me Windows dhe me Mac. Te lejon te perdoresh nje adrese IP te ndryshme nga ajo qe perdorni normalisht, duke te lejuar te mbikaloni limitet lidhur me shtetin ku jetoni(si ai i hulu.com).

Filloni duke shkarkuar instaluesin nga adresa e Hotspot Shield. Instalimi perdor nje procedure normale si te cdo programi tjeter, megjithate keshillohet qe gjate instalimit te hiqni opsionin ku ju kerkohet te instaloni toolbarin e tyre, “Include the Hotspot Shield Community Toolbar” (per te mos mbingarkuar browserin nga toolbaret e shumte).

Gjate instalimit gjithashtu do shikoni nje ose me shume dritare te “Windows Security” ku ju thuhet qe Windows nuk mund te verifikonte publikuesin e driverit te ketij software qe po instaloni. Qe te perfundoni instalimin, klikoni “Install this driver software anyway”.(ju kujtojme qe antiviruse te ndryshme lajmerojne qe ky program eshte adware, por ju sigurojme qe eshte i sigurte, kjo ndodh pasi programe te tilla gjithmone seleksionohen si te adware nga antiviruset per vete funksionin qe ofrojne)

Pasi instalimi perfundon, nje dritare do ju shfaqet ku do ju kerkohet te ftoni nje mik “Invite a Friend”. Ju sidoqofte nuk jeni te detyruar te ftoni asnjeri. Ne fakt, mund edhe te mbyllni dritaren dhe te vazhdoni normalisht.

Tani duhet te shikoni nje ikone jeshile poshte ne te djathten tuaj qe duket si kjo:
Eshte e mundur qe ngjyra te jete edhe e kuqe kjo varet nga gjendja e programit ( jeshile eshte e lidhur, e kuqe nuk eshte e lidhur). Nese drita eshte e kuqe, mund te klikoni me te djathten mbi te dhe dritarja qe hapet do ju tregoje opsionin per tu lidhur. Menuja gjithashtu ju lejon te shikoni opsionet e konfigurimit dhe opsionin e shkeputjes nga Hostspot Shield.

Duke klikuar te opsioni “Properties” ne menu do ju hapet nje dritare e re dhe do behet load stausi. Kjo faqe do ju tregoje gjendjen tuaj (i lidhur apo jo) dhe adresen e IP qe ju eshte ndryshuar. Nga ketu ju mund edhe te shkeputeni, ose mund te klikoni ne “Show config” per me shume opsione dhe informacione. Ketu do shikoni sa te dhena keni marre dhe derguar nga Hotspot Shield nga lidhja e fundit, daten dhe kohen e lidhjes se fundit.

Tani keni perfunduar cdo gje. Duke bere Refresh faqes se Hulu.com do keni te mundur shikimin. Mesazhi qe thote “our library can only be streamed within the United States” do ndryshoje ne nje mesazh qe thote “Sorry, we’re unable to lad a message from our sponsors”. Gjithashtu do jete edhe nje link per te pare reklamat.

Pas 30 sekondash, mesazhi i reklamave do zhduket dhe video fillon te shikohet. E vetmja gje e bezdisshme e Hotspot Shield eshte qe vendosin ne dukje nje reklame te tyren ne pjesen e siperme te faqes ne kohen qe jeni te lidhur. Mendoj qe ky nuk eshte ndonje problem i madh mjafton te ulni paksa dritaren :).

Ishte ky tutorial i nevojshem per ju ? Lini komentet tuaja nese ju pelqeu…

{ 2 comments… read them below or add one }

tiranacalling June 25, 2009 at 4:41 pm

Kjo eshte vertet e nevojshme. Duhet ta instaloj, sidomos tani qe vitet e fundit serialet amerikane kane arritur nje perfeksionim te larte. Flm.

Reply

Einar June 26, 2009 at 12:32 am

tiranacalling, funksionon pasi e kam provuar edhe une, duhet te kesh parasysh qe per te funksionuar sa me mire, pra mos te kete vonesa, atehere duhet te disponosh nje linje te shpejte interneti qe mos te marre shume kohe per te bere buffer (per tu sintonizuar)…

Reply

Leave a Comment

{ 3 trackbacks }

Previous post:

Next post: