Sa te dedikuar jeni ne artikujt tuaj?

by Einar

Artikulli i mëparshëm më bëri të mendoj rreth kujdesit që duhet përkushtuar në përgatitjen e tij.

Një artikull i shkruar nga ju vetë, i cili nënkupton një eksperiencë tuajën,një njohuri, një lajm të rëndësishëm, apo për çfarëdo-lloj argumenti të bëhet fjalë duhet të ketë përkushtim në formulim.

Mendoj se në formulimin e artikullit duhet të përdoret një mënyre e thjeshtë të shprehuri dhe të shkruari gjithashtu duhet të korrigjohen gabimet ortografike në maksimumin e kapacitetit tuaj.

Artikulli megjithëse mund të jetë shumë interesant do humbasë vlerën nëse në përgatitjen e tij është përdorur një gjuhë e pakuptueshme.

Imazhet në një artikull ndihmojnë nga ana vizive në përforcimin e asaj që ju po tentoni të shpjegoni.

Linket gjithashtu, nëse dëshironi të vini në pah se nga ku jeni bazuar për artikullin në fjalë apo nëse linku i jashtëm provon akoma më shumë vërtetësinë e asaj që ju po tregoni, e përforcojnë akoma më shumë.

Rasti konkret ishte në artikullin e mëparshëm ku në një pjesë të tij duhej të krijoheshin disa lidhje me blogjet e Mandit, Besartit, Romeos dhe Albeagle.

Romeo më kishte vënë në pah në komentin e bërë faktin që linket në artikull ishin të gabuara, sigurisht sapo e lexova i korrigjova por problemi qëndron që duhej evituar gabimi i bërë nga unë.

editimi i gabimit ne artikullin e meparshem

editimi i gabimit ne artikullin e meparshem

Pasi e shkruajta për herë të parë artikullin, bëra korrigjimet (e editova një herë), vendosa imazhin dhe pastaj për rreth 20 minuta u spostova nga poltrona dhe u shplodha duke vajtur në kuzhinë, hëngra një portokall, piva dhe një cigare (ky është ves dhe duhet hequr, nëse nuk e pini bëni mirë dhe këshillë nga unë mos e filloni asnjëherë).

I freskët u ula sërish para kompjuterit e lexova me vëmendje artikullin dhe gjeta dy gabime të tjera, i korrigjova edhe ato dhe vendosa ta publikoja.

Problemi qëndron në faktin që nuk i kontrollova linket si ishin bërë lidhjet “pasi e postova”, ndaj tregohuni të vëmendshëm sepse me gjithë “kujdesin” që mund të keni treguar ndaj artikullit, mund të gjeni gabime të vogla.

Pasi ta postoni kontrollojeni dhe shikoni se si do ju shfaqet ai lexuesve tuaj.
Nëse ju pëlqen si duket atëherë sju mbetet vetëm të shikoni impaktin që do ketë tek vizitorët.

Cili është dedikimi juaj ndaj artikujve që postoni?

{ 3 comments… read them below or add one }

Gjergji Kokushta June 20, 2009 at 3:28 pm

Akoma nuk zoteroj nje blog personal edhe pse me disa tentativa per te cilat nuk jam shume entuziast.. gjithesesi, gjate postimeve te mia neper forume mundohem te jem i kujdeshem ne ate qe shkruaj, ne menyren se si shprehem dhe te fokusohem ne ceshtjen qe trajtoj. Mundohem te shkruaj me sa me shume detaje qe mendoj se jane te rendesishme dhe qe duhen permendur, mundohem te perdor nje gjuhe te thjeshte, pasi lexuesit mund te mos jene te te njejtit nivel njohurish lidhur me temen e postimit. Megjithate nga ana tjeter, fakti qe postimi yt kishte gabim ne link dhe dikush te tregoi per te, do te thote se vizitoret e kane marre mundimin ta lexojne artikullin dhe te ndjekin linket e tua, pra ata respektojne dhe vleresojne artikujt e tu. Pastaj te mos harrojme – te gabuarit eshte tipar njerezor 🙂

Reply

Mandi June 20, 2009 at 8:31 pm

🙂 E forte ajo e cigares.

Artikujt ose shkruhen ne cast ne frymezim e siper, ose zgjaten nja nje jave ne draft dhe ne fund prap e mbyll artikullin sepse mbas nje jave do ta mbyllesh, po jo se je i kenaqur 🙂

Nuk eshte e lehte te prodhosh vlere nga artikujt qe shkruhen.

Reply

Einar June 21, 2009 at 12:58 am

@Gjergji, faleminderit per komentin :),

Me behet qejfi qe edhe ti tregon dedikim (pasion) ne artikujt apo ne pergjigjiet e tuaja si ajo ne komentimin e artikullit te mesiperm.

“Njeriu eshte e vetmja qenie qe perserit te njejtin gabim 2 here” (ne mos me shume) ne sensin qe nuk mohoj faktin qe mund te riperseritet gabimi edhe here te tjera, por sic e the ti nese do kesh miq virtuale te mire do te te tregojne serish per gabimet 🙂

@Mandi, hehehe duhet seriozisht ta le, pasi vetem deme sjell 🙂

Artikulli ndoshta duhet shkruar pikerisht me frymezim, sic e the vete nuk eshte e lehte te prodhosh vlere nga artikujt qe shkruhen por te pakten duhet tentuar, ose me mire te them duhet te te pelqeje ty si postues pasi kjo do jete edhe shtyse per ty qe te shkruash akoma artikuj te tjere dhe gjithashtu te permiresohesh nga artikulli ne artikull.

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: