Nëse ndonjë nga ju ka provuar të vizitojë adresën e Ruby on Rails, në orët e fundit, do kishte vënë re pamjen klasike për domain-et e skaduar.
Pas pakënaqesisë së krijuar filimisht dhe pas disa kërkimesh zbulova falë një mesazhi të David Heinemeier Hansson, krijuesit të Ruby on Rails(1) , që rregjistruesi i tyre i domaineve nuk e kishte rinovuar në mënyrë korrekte domain-in.
Shumë i ndryshëm lajmi, i pa vërtetuar, dhënë nga TechChrunch mbi situatën në fjalë, supozohej të ishte veprim i një cracker-i. Skadimi i domain-it ishte 19 Prilli, dhe shpresohet që shume shpejt adresa të rikthehet online për të gjithë përdoruesit.
- krijuesi i [Ruby on Rails web development framework] [↩]








{ 2 trackbacks }