Kohët e fundit kemi dëgjuar lajme të ndryshme që Google do vendosë shpejtësinë e hapjes së faqes si një faktor në algoritmin e tij për renditjen në motorrin e kërkimit dhe gjithashtu në PageRank.
Fillimisht për të arritur këtë gje kërkova plugine të ndryshme si WP Cache dhe WP Super Cache. Por sa herë që lexon diçka pozitive mbi këto plugine, aq herë gjen dhe përgjigje negative dhe gjithashtu probleme që përdorues të ndryshëm kanë patur në përdorimin e tyre. Gjithashtu ideja e përdorimit të një numri sa më të vogël pluginesh, pikërisht për të patur një shpejtësi më të madhe, ka qënë një faktor tjetër i mospërdorimit të këtyre plugineve.
Mënyra e mëposhtme është shumë e lehtë për ato faqe që përdorin WordPress të fitojnë diçka në shpejtësinë e hapjes së faqes, pa instaluar asnjë plugin i cili bën “cache” të file-ve.
Rritja e shpejtësisë me ndryshimet në .htaccess
Duke lexuar temat e ndryshme dhe të shumta tek WebmasterWorld.com një temë në veçanti më tërhoqi vëmendjen. Kishte lidhje me WordPress. Megjithëse tema në fjalë nuk kishte lidhje me shpjetësinë por me një problem që dikush kishte patur me .httaccess default të WordPress, pas diskutimeve sensi i temës mori drejtim tjetër.
Një përgjigje në teme u bë nga Jim Morgan (jdmorgan – një ekspert i Mod_rewrite dhe .htaccess), i cili u përgjigj me një zgjidhje të thjeshtë dhe elegante për përmirësimin e performancës së WordPress pa sforco të mëdha.
Zgjidhja që u ofrua nga ai ishte ajo e optimizimit të kodit Mod_Rewrite të cilin WordPress e vendos në default tek folderi root. Kur instalojme WordPress, komandat e mëposhtme shtohen automatikisht tek file .htaccess tek kartela root:
# BEGIN WordPress
RewriteEngine On
RewriteBase /
RewriteCond %{REQUEST_FILENAME} !-f
RewriteCond %{REQUEST_FILENAME} !-d
RewriteRule . /index.php [L]
# END WordPress
Optimizimi i sugjeruar nga jdmorgan ishte zëvëndësimi i kodit të mësipërm me këtë tjetrin:
# BEGIN WordPress
RewriteEngine on
#
# Unless you have set a different RewriteBase preceding this
# point, you may delete or comment-out the following
# RewriteBase directive:
RewriteBase /
#
# if this request is for "/" or has already been rewritten to WP
RewriteCond $1 ^(index\.php)?$ [OR]
# or if request is for image, css, or js file
RewriteCond $1 \.(gif|jpg|css|js|ico)$ [NC,OR]
# or if URL resolves to existing file
RewriteCond %{REQUEST_FILENAME} -f [OR]
# or if URL resolves to existing directory
RewriteCond %{REQUEST_FILENAME} -d
# then skip the rewrite to WP
RewriteRule ^(.*)$ - [S=1]
# else rewrite the request to WP
RewriteRule . /index.php [L]
#
# END wordpress
Kontrolloni shpejtësinë e faqes tuaj para dhe pasi ta keni ndryshuar kodin
Zëvëndësoni kodin brënda file-t .htaccess default të WordPress me atë që sugjerohet, në kartelën root, dhe kontrolloni nëse ka ndonjë përmirësim apo jo. Une pas një kontrolli tek eklipsi vura re një ndryshim prej 2-3 sekonda më shpejt. Duhet pranuar që nuk janë pak
Kjo zgjidhje është propozuar nga jdmorgan në këtë temë tek WebmasterWorld, është një zgjidhje e thjeshtë dhe shume praktike.
Testimet per shpejtesine e faqes i bera tek pingdom
Keni ndonjë sygjerim tjetër? Mund të komentoni më poshtë!








{ 8 comments… read them below or add one }
Do e provoj tek faqa ime. Shpresoj qe te funksionoje..

Faleminderit per kete artikull.
Artikulli i fundit nga Landrity blog ..Mushkonja-Jasht teme !
Landrity flm per komentin, shpresoj te funksionoje dhe per ty, na informo nese veren ndonje ndryshim..
Hmm interesante kjo mgjths un mendoj qe ka mijra menyre… Nje tjeter menyre qe zvogelon “madhesine” e dokumenteve te faqes eshte edhe kodi i meposhtem:
# FILLIMI Shpetesise
AddOutputFilterByType DEFLATE text/html text/plain text/xml text/css
SetOutputFilter DEFLATE
# FUNDI Shpejtesise
Mgjth mgjth… mendoj qe Memcached sja merr asnje
Duhet gjetur ndonje optimzues per berjen e dokumentave fileve ne .gzip 


Pastaj tool per te testuar ka plot… firefox extension eshte nje webmaster toll qe tregon edhe madhesine e dokumenve e sa me e vogel aq me e mire.. Plus qe YSlow tregon..
Per mendimin tim ka lloj lloj menyrash.. e pa permendur MINIFY te dokumenteve javascript e CSS
Artikulli i fundit nga Romeo blog ..10 Keshilla perdorimi te .htaccess
P.S Kodi i mesiperm ka dal gabim sepse kam perdor ca tage qe ndoshta ktu i njeh si tage HTML LOL mos e kopjoni ate me siper nese dikushd o me e perdor
Sorry per double post…
Artikulli i fundit nga Romeo blog ..10 Keshilla perdorimi te .htaccess
Plugine ka shume, dhe jane gjithashtu shume efiçiente dhe e kryejne funksionin e tyre, por siç thashe mesiper, mundesia eshte shume e madhe qe keto plugine te krijojne konflikte me ndonje nga pluginet e tjera te instaluara… ndersa menyra e modifikimit te -htaccess mesiper te lejon fitimin e gati 2 sekondave pa nderhyrje tek pluginet e tjera…
Une nuk jam ekspert i fushes
nuk ve ne dyshim qe mund te kete edhe 100 menyra te tjera te modifikimit te .htaccess (kam provuar shume), por thjesht mendova te sjell dhe per te tjeret diçka qe per mua funksionoi…
Artikulli i fundit nga Romeo blog ..10 Keshilla perdorimi te .htaccess
Rrofsh per artikullin. Kete ndryshim e bera tek abcshqip.com, por nuk verejta ndonje ndryshim. Ishte 2.8 sekonda para testimit, mbeti 2.8 sekonda edhe pas testimit

Artikulli i fundit nga Granit blog ..E folmja e arbëreshëve
@Romeo nese do e provosh, me pare bej nje test tek pingdom dhe shiko kohen e karikimit te faqes (besoj ke goxha plugine te instaluara) dhe pastaj beje ndryshimin dhe provoje serish…
@Granit, po 2.8 sekonda eshte fantastike mos e leviz me. Besoj ke pak plugine te instaluar ndaj ke nje kohe te tille… Apo ke server te dedikuar? CDN?