Rregjistroni video te lojrave qe luani

by er10n

503681Nëse po kërkoni të rregjistroni zërin që del nga kompjuteri juaj, në këtë post do gjeni mënyrën se si të konfiguroni windowsin për të lejuar që zëri dhe video që del nga lojrat të rregjistrohet !

fraps_settings-300x225

Programi që ne këshillojmë quhet Fraps. Versioni free ju lejon të rregjistroni gjer në 30 sekonda dhe në videot e rregjistruara vendos një watermark të tijën, imazhet e lojes që mund të bësh save nuk kanë asnjë firmë por mund të bëhen save vetëm në formatin BMP. Pasi ta shkarkoni nga këtu instalojeni . Hapni programin dhe klikoni në opsionin “Movies”. Sigurohuni qe “Record Sound” eshte I selektuar dhe kontrolloni qe cilesia e zerit te jete ne kualitetin maksimal. Pastaj, shkoni tek Control Panel , Sounds and Audio Devices (në pamjen klasike)

recording_volume-246x300

Kliko tek “Audio”, dhe në mes tek Sound Records kliko tek “Volume”.

Aktivizo Stereo Mix:

Kliko ”Options”, “Properties” sipër fare dhe do shikoni një dritare të ngjashme me atë të mësipërmen.Selekto opsionin që thotë “Stereo Mix” dhe jepi “OK”

stereo_mix-300x192

Një seksion I ri do ju shfaqet në dritaren kryesore të quajtur “Stereo Mix”. Jepini “Unmute” nëse eshte e nevojshme, dhe normalisht kjo duhet të mjaftojë për të rregjistruar zëra nga sistemi juaj.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: