Rosetta Stone denoncon Google

by er10n

Google Vs Rosetta Stone

Google Vs Rosetta Stone

Kompania e softwareve për mësimin e gjuhëve, Rosetta Stone, ka hedhur në gjyq Google, për thyerje të të drejtave të “markave të rregjistruara” me anë të shërbimit Adwords të Google.

Policy e re (e vlefshme vetëm për USA) për reklamat e “Adwords” lejon në fakt që publikuesi i AdWords në momentin e kërkimit të ketë mundësinë të shfaqë si rezultat pikërisht reklamat e tij në rastin kur një përdorues i thjeshtë kërkon fjalët kyçe të cilat janë “marke e rregjistruar”. Kjo edhe në rastin kur publikuesi i reklamave nuk është mbajtës i të drejtës të “markes së rregjistruar” në fjalë.

Rosetta Stone, e cila ka te drejtat mbi marka si psh “Rosetta Stone”, “global Traveler”, “language library” dhe “dynamic immersion” insiston në faktin që një përdorim i tillë i AdWords ndihmon konkurentët të largojnë klientelën nga Rosetta Stone, duke shfrytezuar emrin dhe famën që këta të fundit kanë krijuar në vite të shumta aktiviteti.

Tani kërkon një vendim gjykate për të ndaluar Google që të lejojë përdorimin nga subjekte të tjera të “markave te rregjistruara” të tyre tek AdWords.

Kërkon gjithashtu edhe një dëmshpërblim, sasia e të cilit nuk është specifikuar akoma, i nevojshëm sipas tyre për të zhvilluar një fushatë publiciteti të mjaftueshme për të korrigjuar dëmet e bëra deri tani nga sjellja e Google.

Duhet theksuar që ky nuk është rasti i parë me një tematikë të tillë që Google po përballon, American Airlines e ka denoncuar edhe më parë.

“Nuk ka kuptim të limitosh kërkimin online duke reduktuar mundësite e zgjedhjes të konsumatorit”

në këtë mënyrë Google në një deklaratë të saj i është përgjigjur American Airlines, rreth çështjes e cila përfshinte AdWords.

Gjkyata e “Estern District of Virginia” duhet të shqyrtojë në detaje nëse konsumatorët me të vërtetë ndikohen nga një përdorim i tillë që Google bën me “markat e rregjistruara” apo jo!