Renesas sjell cilesi HD(1080p) ne nje celular

by psaraci

renesas-sh-mobileul2Renesas Corp, e cila nuk e ka përfunduar akoma punën e nisur, pretendon të ketë ndërtuar një mikroprocesor i cili është i aftë të riprodhojë videot në cilesine 1080p qe do te thote HD, gjithashtu edhe zërin në Dolby surround 5.1.  Ky mikroprocesor pretendohet të jetë i përshtatshëm edhe për aparate celularë.

Sipas Tech-on, mikroprocesori mundeson kompresimin e videos në “H.264/MPEG-4-AVC” standarti i “(H.264)” në rezolucion të videos Full HD me një frekuence rregjistrimi per imazhin deri në 30fps (frame per sec), e cila është mjaft e fuqishme dhe cilesore.

Vertet ky mikroprocesor mund ti pershtatet nje celuari por nuk eshte ky qellimi i tij kryesor, por me shume do ti pershtatetj aparateve dixhitale te vogla si gagdets apo handsets.

Në këtë pikë, video-ja e riprodhuar nga ky mikroprocesor mund të konvertohet në HDMI(High-Definition Multimedia Interface) (( Shikoni artikullin e Wikipedia per detaje )), e cila ben të mundur një variacion me opsione më të konsiderueshëm per te lidhur aparate shtese per audio. Mund të lidhet gjithashtu në një kartë SD apo në një wireless network. me pak fjalë me sa duket ka të mundur të bëjë gjithçka në HD, dhe ne përmasa të vogla gjithashtu.

Sigurisht, ne si përdorues jemi më të merakosur për faktin që shikimi i Full HD në një ekran gati 3 polsh mund të shkaktojë dëmtime në sy me gjithë detajet dhe cilësinë e videos që sjell HD, por besoj se të gjithë jemi të gatshëm ta provojmë nëse arrihet që në xhepat tanë të sillet një celular i tillë.

Per me teper: Tech-On

{ 1 comment… read it below or add one }

visi July 20, 2010 at 7:39 am

jan gjera te bukura

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: