Referenca te Tarantinos ne klipin e fundit te Lady Gaga, “Telephone”

by Einar

Telephone

Telephone

Klipi i këngës së re “Telephone” nga Lady Gaga mund të na mësojë shumë gjëra mbi marketingun! Një nga veçantitë dalluese të klipit në fjalë është gjatësia e tij prej 9 minuta e 32 sekonda, më parë Martin Scorcese ka krijuar një klip të tillë prej 18 minutash për Michael Jackson me këngën e tij Bad.

Vetë Lady Gaga në një intervistë ka pranuar që klipi i këngës është sigurisht i inspiruar nga regjisori i famshëm Tarantino. Megjithëse ka shumë referenca në këtë videoklip, do ju sjell 5 referencat që bien më shumë në sy, të marra nga Tarantino.

1. “Pussy Wagon” nga filmi Kill Bill

Pussy Wagon

Pussy Wagon

Referenca që bie më tepër në sy është pikërisht Pussy Wagon të cilin ngasin Lady Gaga dhe Beyonce. Uma Thurman merr të njëjtën makinë në Kill Bill Vol 1. Me sa duket është pikërisht i njëjti dhe ideja ishte e Tarantinos ndërkohë që diskutonte krijimin e videos.

2. Ngjashmëria e nickname të Beyonce “Honey Bee”: me “Honey Bunny” grabitëses tek Pulp Fiction

Honey Boney

Honey Boney

Gaga i drejtohet me emrin “Honey Bee” në momentin që të dyja ndodhen në “Pussy Wagon”. Kjo duket si një referencë e pastër e “Honey Bunny” nickname që i është dhënë Yoalandas, grabitëses në skenën e famshme tek filmi Pulp Fiction.

3. “To be continued:” batuta e famshme e Travoltas në Pulp Fiction

To be Continued

To Be Continued

Meqë po flasim për Pulp fiction, shkrimi në fund të videoklipit “To be continued…” mund të merret si një referencë e Pulp Fiction gjithashtu. Megjithëse “To be continued” është një shkrim klasik i përfundimit të librave “comic”, është gjithashtu një batutë e Vincent Vega (John Travolta).

Nga Skripti i filmit:

JULES If you find my answers frightening, Vincent, you should cease askin’ scary questions.

VINCENT When did you make this decision — while you were sitting there eatin’ your muffin?

JULES Yeah. I was just sitting here drinking my coffee, eating my muffin, playin’ the incident in my head, when I had what alcoholics refer to as a “moment of clarity.”

VINCENT I gotta take a shit. To be continued.

Vincent largohet nga tavolina.

Jules, i vetem, vazhdon të hajë “muffin”, në atë moment Pumpkin dhe Honey Bunny ngrihen me armët e tyre duke kërcënuar.

4. Titulli i verdhë me hijen e kuqe: Ngjashmëri me Jackie Brown

Jackie Brown

Jackie Brown

Telephone

Telephone

Fonti është i ndryshëm gjithashtu edhe ngjyra, por efekti dhe proporcionet me ekranin janë të ngjashme. Death Proof gjithashtu i ka të ngjashme shkrimet por hija është e zezë.

5. Pozicioni i kamerës në makinë: Death Proof

Death Proof

Death Proof

Telephone

Telephone

Një referencë tjetër vizive është edhe ajo me filmin Death Proof (i nënvlersuar si film) në momentin ku Beyonce po nget makinën e saj me ngjyrë të kuqe dhe të verdhe ashtu si Tracie Thoms në makinën e saj me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë.

Ajo që mund të themi është se referenca të ndryshme gjenden në këtë videoklip, pak a shumë si në filmin me metrazh të shkurtër logorama, dhe impakti i tij në tregun muzikor do jetë i madh.

Ja dhe klipi i këngës marrë nga Vevo:

Po ju arrini të dalloni ndonjë referencë tjetër në këtë videoklip?

Ps: Shënim personal, kënga nuk më pelqen, klipi më duket tërheqës vetëm prej referencave të cituara më lart 🙂

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: