Reddit! Nje ide e re nga ky Rrjet informativ social?

by Einar

Reddit , rrjeti informativ social ((në anglisht termi i referohet social news network)) i famshëm, ka filluar zgjerimin e tij. Tani kanë vënë në dispozicion të përdoruesve edhe Reddit.tv, videot të cilat janë bërë të famshme në faqen kryesore të Reddit tani mund ti gjeni edhe në hapesirën e re Reddit.tv, ku lejohet edhe lundrimi në “Kategori” .

Risia që ata propozojnë është vendosja e një videoplayeri të vetëm në faqe dhe mundësia e lundrimit ndërmjet kategorive ju vë në dispozicion selektimin e këtyre videove qe doni te shikoni. Momentalisht ajo që vihet re, është se pak a shumë të gjitha videot e vëna janë të marra nga Youtube apo Vimeo .

reddit-tv-eklipsi
Opsion tjetër interesant është edhe mundësia e dërgimit të linkut të videos në Twitter, pra nëse një video që shikoni ju duket interesante mund ta publikoni edhe aty. Link i cili ju risjell pas tek playeri i reddit.tv.

Adresa e re në të vërtetë është dicka më interesante se sa nje liste me nje game te gjere videosh. Ajo gjithashtu lidhet për tek tema e diskutimeve në rrjetin informativ social te Reddit, ku mund të vazhdojne diskutimet dhe komentet mbi videon që po shikoni. Ky është një avantazh për ata të cilët në fillim kanë vendosur apo hapur temën në fjalë për videon e postuar, pasi në këtë mënyrë përdoruesit e Reddit.tv të cilët nuk janë akoma në dijeni për faqen e Reddit do kenë mundësinë të njohin edhe këtë adresë, nëse dëshirojnë të komentojnë, mund ta bëjnë, gjithashtu edhe vizitat ne faqen e postuesit shtohen.

Lajmi mund të jetë interesant, por dhe një ide gjithashtu, pasi tani edhe në hapësirën e faqeve shqiptare egzistojne disa rrjete informative sociale të tillë, si  Kapsit.com , Laj.me apo Ngjarjet.com . Ajo të cilën ne urojmë do ishte mundësia që në një të ardhme jo të largët edhe ata do kenë mundesinë të zgjerohen në një mënyrë të tillë. Bota shqiptare e internetit është në zgjerim e siper, dëshirojmë të theksojme se ndryshe nga Reddit etj., faqe te tilla shqiptare po “perdoren” nga faqe te tjera ne menyre qe ato te rrisin numrin e vizitoreve. Eklipsi ben dicka te tille dhe kemi vene re, ne baze te statistikave, se numri i vizitoreve ka pesuar rritje.

{ 2 comments… read them below or add one }

Besart May 3, 2009 at 11:08 pm

Te them te drejten nga http://www.kapsit.com erdha dhe une, arsyeja se perse frekuentoj ate faqe eshte se koha e lire qe kam eshte jashtezakonisht e vogel per te vizituar faqet e ndryshme per te shiquar per artikuj dhe lajme qe mua me interesojne. Ndersa sa i perket Reddit.tv e kam pare dhe une dhe me ka pelqyer shume si ide, por faqet shqiptare te ofrojne gjera te tilla e kane te veshtire sepakut tani pasi perfitimet jane shume te vogla ndersa shpenzimet pastaj do te rriten shume. Por le te shpresojme qe ne te ardhmen gjerat do ndryshojne dhe shqiptaret do te binden per rendesine qe ka interneti ne zhvillimin e biznesit te tyre dhe ne kete menyre do shpenzojme me shume lek ne marketingun online.

Me respekt
Besarti

Reply

Einar May 3, 2009 at 11:23 pm

Normalisht qe ata mund te ja lejojne vetes nje investim te tille, duke marre parasysh suksesin qe kane arritur. Gjithashtu edhe une uroj qe edhe ne Shqiptaret do e kemi kete mundesi (te investojme ne keto drejtime), ose me mire te themi qe jam optimist ne kete drejtim :).

Gjithe te mirat Besart.

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: