Qendro ne hapat e konkurences me Google Chrome

by Einar

Konkurrenca

Nëse hapni një biznes është e natyrshme që të tregoheni të kujdesshëm mbi konkurencën tuaj! Të shikoni se çfarë po bëjnë ata dhe të merrni hapat e duhur për të mos lejuar që ata të marrin copëza nga pjesa e tregut tuaj! E njëjta situatë është edhe me faqet dhe bizneset online, i njëjti princip zbatohet edhe këtu. Ju duhet, që në mënyrë të vazhdueshme të shikoni çfarë po bëjnë konkurentët tuaj, nëse kanë bërë ndonjë ndryshim apo ndonjë ofertë të re. Për më tepër ju mund të jeni të interesuar dhe se çfarë teknologjie po perdorin dhe në të njëjtën mënyrë ta shtoni edhe ju tek faqja juaj.

Në Google Chrome, kjo bëhet e mundur me anë të shtesave (extensions) të shumta të cilat ju mund ti përdorni për të qënë i axhiornuar mbi konkurencën.

1. Web developer toolbar

WebDeveloperTool

WebDeveloperTool

Kjo është më shumë e nevojshme për “Zhvilluesit e WebFaqeve”. Më parë kjo mundësi ishte e disponueshme vetëm për FireFox, por tani është shtuar dhe në radhët e Google Chrome. Nëse ju tërheq designi i ndonjërit prej konkurentëve të tu, dhe ju doni të jeni në dijeni se si ai e ka ndërtuar atë, atëherë ju vjen në ndihmë ky extension i cili ju lejon të analizoni elementët html të faqes në fjalë. Ka aftësi të listojë gjithçka si CSS, stack levels, gjithashtu edhe javascript dhe meta tags.

Pra nëse po pyesni veten pse konkurenti juaj po renditet në pozicionet e larta të motorëve të kërkimit, mund ti hidhni një sy strukturës së designit dhe të shikoni se çfarë po bëjnë ata në mënyrë që të përshtateni, apo të përmirësoheni edhe ju.

2. Chrome SEO

ChromeSeo

ChromeSeo

ChromeSEO ju lejon të gjeni të dhënat SEO të faqes që ju intereson. Ju tregon një listë me rezultate, duke përfshirë numrin e faqeve të indeksuara, renditjen në Google PR, renditjen në Alexa, statistikat sipas QuantCast, numrin e backlink, numrin e bookmarks etj etj.

3. Ka: The Keyword Analyzer

Keword Analyzer

Keword Analyzer

Nëse jeni të interesuar të renditeni në vëndet e para të motorëve të kërkimit, ndoshta do ju interesonte të shikoni vendin e parë dhe të shikoni se cilën fjalë kyçe (KeyWord) po përdorin për të zënë atë pozicion. në çdo faqe ju mund të përdorni këtë extension për të analizuar përdorimin e fjalëve kyçe në faqe të veçanta. Ju duhet të regjistroni një API key para se ta përdorni këtë extension. Ju lejon të skanoni deri në 30.000 faqe në ditë, kjo do jetë mëse e mjaftueshme për përdorimin ditor.

4. RSS Subscription

eklipsi RSS

eklipsi RSS

Mënyra më e mirë për të qënë në kontakt me të rejat e konkurentit tuaj është të regjistroheni në feed RSS të tij, në këtë mënyrë shikoni vazhdimisht se çfarë po shkruajnë çdo ditë. Google Chrome momentalisht nuk e ka të implementuar këtë opsion, ndaj ky extension do luajë rolin e opsionit në fjalë derisa versionet e reja ta kenë në default.

5. SEO SERP

historia e internetit

Seo SERP

SEO SERP është një ndihmë e madhe që ju ofrohet për të monitoruar faqet konkurente, dhe të shikoni rezultatet dhe performancën në motorët e kërkimit. ju jep mundësinë të listoni një fjalë kyçe të veçantë dhe të shikoni renditjen e një faqeje specifike. Mund të listoni disa Fjale Kyçe apo disa Faqe Web.

{ 3 comments… read them below or add one }

Mandi May 15, 2010 at 9:53 pm

Artikull teper interesant! Nuk e dija qe web-developer qenka i gatshem dhe per Chrome. Do ishte fantastike nese dhe Firebug do funksiononte ne Chrome.

Reply

Einar May 16, 2010 at 12:24 am

Mandi une momentalisht kam Firebug Lite

Me sa duket tek http://getfirebug.com/lite.html kane krijuar nje extension ata vete per Chrome…

Reply

iPhantom May 28, 2010 at 12:26 pm

Eshte akoma shum larg nivelit te extension-ave te Firefox, megjithese Firefox eshte teper i ngadalte.

Besoj se gjithcka do ndryshoje me versionin e tyre te 4-t, por surprize do jete the Internet Explorer 9.0.

Do jete shume interesante si ndeshje.

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: