Pse Google po ofron nje sherbim DNS publik?

by psaraci

Google

Google


Pas një artikulli ku Mandi shpjegon se çfarë është ky shërbim i ri publik që po ofron Google, lind pyetja pse?

Pse Google po e ofron? Mund ti besoni shpjegimit të tyre, “për të rritur shpejtësinë e web-it”, apo ka diçka më thellë këtu që duhet menduar?

Një shërbim i tillë me fjalë të thjeshta do të thotë që çdo gjë që ju bëni në internet do të kalojë nëpërmjet një “ure lidhëseje” të Google-it. Pra, Google do të ketë mundësinë që të krijojë një bazë të dhënash me përmasa gjigande ku aty do të jenë informacione për shërbimet që ju përdorni sot në internet si email, chat, websites, etj etj dhe sesi ju i përdorni ato. Në një farë mase Google është duke e bërë këtë gjë sot por me këtë shërbim kjo bazë të dhënash bëhet akoma dhe më e lehtë të përpilohet.

Google do dhe duhet të dijë se çfarë po ndodh në internet duke marrë parasysh se interneti është baza e biznesit të tyre. Ata duan të dinë për adresat e reja. Ata duan të dinë rritjet e vëmendjes për domaine apo shërbime të veçanta. Ata duan te dinë se çfarë shërbimesh përdoren sot dhe cilat janë tendencat e kërkesave të përdoruesve. Google Analytics e arrin këtë në një sasi të konsiderueshme por jo të mjaftueshme.

Por nëse ata do kishin mundësi të mbanin informacione për të gjitha (ose pak a shumë për një sasi të madhe) të kërkesave të DNS, ata do ishin në gjëndje të dinin (gati) në kohë reale ku po fokusohet vëmendja globale. Ata do ishin gjithashtu në gjëndje të ruanin informacione për ndryshimet në tipologjinë e internetit: nëse unë lëviz qëndrën e të dhënave të mia në një ISP të ri, ata do e dinin, meqënëse të gjitha IP-të e serverave të mi do ndryshonin. Ose, nëse përdoruesit do fillonin të përdornin BING, ata do e dinin. Ata do dinin gjithashtu, psh, nëse usage pattern i api të paypal ka ndryshuar orët e fundit apo ditët e fundit.  Pra behet fjale per nje “Big Brother” te konkretizuar ne internet.

Mund ta imagjinoni që me këtë shërbim mund të lindin modele biznesi nga më të ndryshmit. Kjo si rrjedhojë do të sjellë gjithashtu shërbime të reja dhe detyrimisht një përmirësim në shërbimet ekzistuese.  Një shërbim kaq i madh DNS, mund të shndërrohet në një cache gjigande: Google, ofron një shërbim të quajtur Google Adsense For Domains, dhe mendohet që do e zgjerojë përdorimin e shërbimit edhe për domainet që ngatërrohen (në momentin që i shkruani në browser).

Ah, dhe nëse një shërbim i ri premtues do lindë ata do jenë të aftë ta piketojnë dhe të llogarisin rritjet e trafikut, në këtë mënyrë të bëjnë një parashikim paraprak të suksesit të tij.

Në qoftë se do ta përmblidhnim me një fjali, shërbimi publik i DNS nga ana e Google është një lëvizje e zgjuar nga ana e tyre më shumë benefite për bizneset e internetit por dhe për përdoruesit, por gjithashtu edhe frikësuese në të njëjtën kohë….

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

{ 1 trackback }

Previous post:

Next post: