Pse funksionoi Wikipedia?

by psaraci

wikipedia

Arsyeja nuk ishte se programuesit e saj ishin aq largpamës që software që ata përdornin do zgjidhte të gjithë problemet. Gjithashtu nuk ishte për arsyen se njerëzit që qëndronin pas saj kishin vendosur rregulla strikte në mënyrë që të evitonin sjelljet e paduhura. Kjo gjë dihet pasi Wikipedia në fillimet e saj nuk kishte programues (përdorte një program off-the-shelf) dhe nuk kishte rregulla të qarta (një nga rregullat kryesore ishte injoroni të gjitha rregullat)

Arsyeja pse Wikipedia funksionon është komuniteti i saj, një grup personash të cilët përvetësuan projektin si të tyrin dhe u hodhën në ndërtimin e këtij suksesi.

Njerëzit vazhdimisht tentojnë të vandalizojnë Wikipedia-n, duke ndryshuar artikujt me tekst të ndryshëm. Nuk funksionon: editimet e tyre rikthehen në origjinalitet brënda minutave, sekondave. Po pse? Nuk është një magji – bëhet fjalë për një grup njerëzish të cilët janë tmerrësisht të dedikuar të cilët ulen në kompjuterat e tyre duke parë çdo ndryshim që bëhet. Në ditët tona ata e thërrasin veten “patrulla e editimeve” dhe kanë një program special i cili i ndihmon në editimin e ndryshimeve të këqia dhe në bllokimin e përdoruesve të këqinj me disa klikime.

Pse e bëjnë këtë gjë? Nuk bëhet fjalë për një punë të bukur dhe të këndshme, ata nuk paguhen për të bërë këtë punë dhe asnjë person nuk u ka kërkuar të bëhen vullnetarë. Ata e bëjnë pasi merakosen për wikipedian gjer në pikën sa ndjehen përgjegjës. Ata nervozohen ndonjëherë kur ndonjë mundohet të prishë Wikipedian.

Eshtë e vështirë të mendosh që ndonjë ndjehet në këtë mënyrë për Britannica. Ka plot njerëz të cilët e adhurojnë atë enciklopedi, por është prezantuar ndonjëri nga ata tek zyrat e tyre për të ndihmuar? Vështirë edhe të imagjinohet një gjë e tillë. Njerëzit normalë nuk ndjehen përgjegjës për Britannica, ata kanë profesionistë që meren me të.

Të gjithë e dinë Wikipedian si adresën ku çdokush mund të editojë. Artikujt nuk janë shkruar pasi dikush në “krye” vendosi që duhet shkruar dhe vendosi që dikush duhet ta shkruajë, u shkruan pasi dikush, diku dhe në një kohë të caktuar mori vendimin që duhej shkruar. Dhe një grup personash vendosën të ndihmonin.

Por ajo që është më pak e njohur është që Wikipedia është adresa ku çdokush mund ta drejtojë. Vandalët nuk ndalohen pasi dikush ka detyrën ti ndalojë ata. ishte thjesht diçka që njerëzit nisën të bënin. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për vandalizëm, një “grup mirëseardhje” përshëndet ardhjen e çdo përdoruesi, një “grup special” që navigon rreth e rrotull duke kontrolluar faktet. Rregullat e faqes vendosen me konsensus të përgjithshëm. Edhe serverat punojnë në këtë mënyrë – një grup adminësh sistemi qëndrojnë në IRC, duke mbajtur një sy mbi funksionimin. Derisa kohët e fundit, Fondacioni që supozohet të drejtojë wikipedian nuk kishte punëtorë.

Kjo është diçka e pazakontë, nuk ekzistojnë as fjalë për të shpjeguar këtë gjë, është tentuese ta thërrasësh “demokraci”, por do ishte diçka e papërshtatshme. Wikipedia nuk mban një votim dhe zgjedh dikë të qëndrojë në drejtim për të ndaluar luftërat me vandalët. Përkundrazi “wikipedia” nuk bën asgjë fare. Dikush thjesht shikon që ka vandalë që po tentojnë të prishin gjërat dhe ngrihet për ti rregulluar ato.

Kjo është diçka kaq e ndryshme sa gati priremi ta shikojmë si një gabim. Sigurisht, ndoshta gjërat kanë funksionuar deri tani në këtë model, por kur problemet e vërteta të vijnë, gjërat nuk kanë pse ndryshojnë. njerëz të ndryshëm duhet të kenë një autoritet të qartë, punë të rëndësishme duhen caktuar me kujdes, të gjithë të tjerët duhet të kuptojnë që janë thjeshtë vullnetarë.

Por fakti që Wikipedia është e hapur për të gjithë nuk është një gabim: është thjeshtë burimi i suksesit të saj. Një komunitet i dedikuar zgjidh problemet që liderët zyrtarë as nuk do ishin në dijeni që ekzistonin. Ndërkohë, vullnetarizmi i tyre eliminon edhe konfliktet për çështjen e posteve sipas detyrave. Ndërsa detyrat kryhen nga njerëzit që me dijeni/dëshirë të plotë duan ti bëjnë dhe që kujdesen ti bëjnë ato siç duhet.

Problemet më të mëdha të Wikipedias kanë ardhur në momentin kur kjo mënyre veprimi filloi të ndryshojë, kur disa personave ju dha një titull zyrtar dhe detyra specifike. Në çdo moment që kjo gjë ndodh, puna e vërtetë fillon të ngadalësohet dhe thashethemet rriten. Por duke qënë se është një problem i zakonshëm, pritej të ndodhte dhe të tilla probleme ndodhin gjithmonë.

Sigurisht kjo nuk është e vetmja arsye pse një gabim i tillë bëhet, është thjesht më i zakonshmi. Problemi më i frikshëm është se njerëzit adhurojnë të kenë fuqi dhe urrejne ta lënë atë më vonë. Në mënyrë të veçantë me një projekt aq të madh dhe të rëndësishëm si Wikipedia, me kërkesat dhe qënien në qendër të vëmëndjes në mënyrë konstante është vështirë të heqësh dorë nga mundësia e të qenurit përfaqësuesi zyrtar i saj, në vënd që të thuash “është një projekt i komunitetit, une jam thjesht një anëtar tjetër i tij”.

Ajo që ndodhi është që persona të cilët kishin harxhuar një kohë të madhe pas këtij projekti filluan të ndjenin sikur mund të pretendonin diçka në këmbim. Ata insistuan, me gjithë punën e tyre, ata meritonin sipas tyre një punë zyrtare ose një titull special. Pas së gjithave, nuk do ishte më mirë të caktoje detyra për të gjithë?

Ndaj dhe tendenca është e qartë: më shumë fuqi, më shumë njerëz, më shumë probleme. Nuk është thjesht një rrjedhojë gabimesh, është thjeshtë tendenca e sistemit.

Një tendencë sistematike si kjo nuk do zgjidhej thjesht me zgjedhjen e personave të duhur në vendet e duhura dhe pastaj të gjithë të flenë gjumë. Nëse komuniteti dëshiron të qëndrojë sërish në drejtim të Wikipedias, duhet të luftojë për të qëndruar në këtë pozicion.

Ashtu si suksesi i Wikipedias si një enciklopedi që ju desh një planet me vullnetarë për ta shkruar, ashtu dhe suksesit të Wikipedias si një organizatë kërkon nje komunitet të gjerë për ta drejtuar. Kjo gjë do të nënkuptonte hapjen e bordit drejtues ndaj komunitetit madje dhe duke e përfshirë atë. Gjithashtu do të thoshte që vendimet e komunitetit të ishin të hapura për të gjithë njerëzit që kanë dëshirë të marrin pjesë.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: