Pse duhet te ndiqni dhe te beni shoke ne rrjetet sociale

by Einar

rrjetet sociale Kur flasim për rrjete sociale, ekzistojnë disa mënyra dhe rrugë për tu lidhur me të tjerët, jo vetëm individë por edhe kompani apo organizata. Ju mund ti ndiqni ata në faqe si Twitter, mund të bëheni fan i tyre në Facebook, të rregjistroheni tek Feeds i tyre apo të lajmëroheni me e-mail për artikujt e fundit në blogjet e tyre. gjithçka në varësi të rrjetit social që ju përdorni, këto lidhje sjellin disa avantazhe, dhe pse jo kënaqësi në kohën që ju kaloni në internet.

Lind pyetja, pse duhet ti ndiqni, apo të komunikoni me të tjerët në rrjetet sociale?

Ju i njihni personat në fjale apo keni kontakte biznesi me ta. Përdorimi i rrjeteve sociale për të forcuar më tej lidhjet me njerëzit që i njihni është një arsye e mirë për ti ndjekur. Mund të qëndroni më shumë në kontakt me ta dhe interaktiviteti të jetë akoma më i lartë.

Ju dëshironi ti njihni ata apo të bëni biznes me ta. Nëse nuk e njihni dikë shumë mirë, rrjetet sociale mund të ndihmojnë për të njohur dikë dhe të lejojnë të informoni të tjerët rreth vetes tuaj, për të ndihmuar gjithashtu të tjerët të ju njohin më mirë.

Nëse ata ju japin informacion të vlefshëm. Më pëlqen shumë të ndjek persona të cilet janë aktivë në këto rrjete sociale dhe që ofrojnë informacione cilësore. Ndjek blogje të ndryshme në RSS Feed si (IndritMaraku, ArmandBrahaj, mbreti3gut, RomeoLab TiranaCalling, eShqiperia etj etj), shpeshherë ndjek njerëz në Twitter të cilët janë të aftë të filtrojnë këtë informacion në internet dhe që bëjnë të mundur shpërndarjen e njohurive të reja. Kjo nevojshmëri është nga pikëpamja e ndjekësit.

Nëse ju mund të mësoni nga ata. Tendenca ime është të ndjek persona të cilët e dinë për çfarë flasin, kanë njohuri të rrënjosura thellë në fushat që trajtojnë, dhe ndjej kënaqësi gjatë leximit të axhiornimeve të statusit të tyre në Twitter apo në rrjete sociale të tjera. Ata që janë aktivë me personat që lidhen tregojnë që jo vetëm dinë të ndjekin dhe kaq, por kuptojnë edhe rëndësinë e lidhjes së krijuar.

Nëse ata të inspirojnë. Të gjithëve ju vjen në ndihmë një dozë inspirimi dhe motivimi çdo ditë. Disa njerëz janë të aftë të dërgojnë mesazhe të tilla ndërmjet statusit të Twitterit. Mendoj që të gjithë kemi nevojë për inspirim, gjë që sigurisht na shtyn të punojmë më shumë.

Jeni dakort me këto arsye? Keni ndonjë sygjerim tjetër? Na tregoni duke komentuar 😉

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: