Protokolli Google SPDY me i shpejte se ai HTTP

by er10n

new-speedy-google-eklipsi

Ata vazhdojnë të përshpejtojnë Web-in, duke konsideruar një nga ndërlidhjet më basë: komunikimi ndërmjet Server-it Web dhe Browser-it. Pothuajse gjithmonë , HTTP (HyperText Transfer Protocol) ka qënë standarti i cili lejonte Serverat Web dhe browserat të mereshin vesh me njëri tjetrin, duke transformuar bit-et dhe byte-t, të shërbyera nga publikuesit e web-it, në një faqe web në browserat tuaj. Por Google deklaroi të enjten se po punon me një projekt të quajtur SPDY (i shqiptuar si “speedy”) i cili mendohet se mund të përshpejtojë më shumë seç mundet HTTP.

Ja çfarë shkruan Mike Belshe dhe Roberto Peon, inxhinier software-sh në Google.
Ne duam ta vazhdojmë traditën e ndërtimit të Web-it, të eksperimentojmë dhe ta optimizojmë atë në evolimin e website-ve dhe të browser-ave. Në keto muajt e fundit, disa nga ne këtu në Google kanë eksperimentuar mënyra të reja për komunikimin ndërmjet server-ave Web dhe browser-ave, duke nxjerrë si rezultat një prototip të një server-i Web dhe një browser-i (Normalisht Google Chrome) me Suportin e SPDY.

Në kushtet e një laboratori që nuk mund të krijohen lehtësisht në botën reale, Google tha se SPDY lejonte faqet Web të karikoheshin 55 përqind më shpejt se HTTP, në disa nga sitet më të rëndësishëm të internetit.

Kemi ende shumë punë për të bërë, vazhdonte deklarata e Belshe dhe Peon, për të vlerësuar performancën e SPDY në kushtet e botës reale. Gjithsesi ne besojmë se kemi arritur në një nivel ku skuadra jonë e vogël mund të nxjerrë përfitime nga një pjesëmarrje aktive, përmbledhjeje dhe asistence të komunitetit të Web-it.

TecChrunc qartësoi se Google nuk po planifikon që nga dita në ditë të nderrojë nga HTTP në SPDY, por që ka në mëndje një plan më gradual, ku SPDY luan një rol shtesë për HTTP.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm për tu parë është nëse Google ka në plan ta mbajë SPDY vetëm si pjesë të Google Chrome, apo ta perfshijë atë si standart Web-i për të gjithë komunitetin e browser-ave.

{ 2 comments… read them below or add one }

Mandi November 13, 2009 at 2:23 am

🙂 Duhet pasur pak kujdes kur merren deklarata te tilla per shpejtim te dickaje ne 55%. Normalisht i intervistuari e ben deklaraten ose citimin ne nje aspekt te vecante dhe jo ne pergjithesim per cdo faqe dhe cdo element qe perdoret ne http.
.-= Mandi´s last blog ..Information Management and Information Retrieval Modules =-.

Reply

er10n November 15, 2009 at 9:30 pm

Mirmbrema Mandi, mbase ke te drejte… por kte citim duhet tja besh, Belshe-se dhe Peon-it, kjo eshte nje deklarate e leshuar nga ata, jane ata qe perfaqesojne grupin e punes qe po meret me kete projekt. Dhe perderisa e kane thene kete, duhet te kete dicka te vertete dhe qe mund te bazohen.

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: