Projekti i ri i Google Instituti Kulturor

by Einar

Post image for Projekti i ri i Google Instituti Kulturor

Google vjen me një projekt të ri interesant të quajtur Instituti Kulturor.

Ky projekt i Google na sjell në mendje programe si Encyclopedia Brittanica me përmbledhje të momenteve kulminante të historisë të servirura në mënyrë interesante dhe të lehtë për të lundruar.

Vizitoni Google Cultural Institute

Ketu keni rezultate me kerkimin “Albania

Në faqen rreth projektit mund të shikoni disa video të cilat japin më shumë detaje rreth Institutit Kulturor që Google po ndërton dhe lajme të tjera mbi projekte në ndërtim e sipër si Projekti i Artit, Mrekullitë e Botës, Fletushkat e Detit të Vdekur.

Partner me Institutin Kulturor të Google:

Google është gjithmonë në kërkim për të pasuruar koleksionet sa më shumë me ekspozita, dhe partnerë. Nëse dëshironi të mësoni më shumë, mund të dërgoni informacionin tuaj tek ata ketu.

Një iniciativë Shqiptare/Kosovare në këtë drejtim mendoj se do ishte një hap përpara për të bërë të mundur që bota të njohë historinë tonë me akses nga mbarë globi.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: