Portali i Hartave te Vjetra Online

by Einar

Post image for Portali i Hartave te Vjetra Online

Portali OldMapsOnline është një portë lidhëse drejt hartave historike nëpër libraritë e ndryshme rreth e rrotull botës.

Do vini re qe koha do kaloje pa kuptuar me keto harta, po shikoj psh kete  ketu te periudhes 1701-1750…

Pastaj kalova tek kjo harta meposhte e Shqiperise qe i perket periudhes 1719-1760.

Albania

Albania

Ky portal e lejon përdoruesin të kërkojë për harta historike të dixhitalizuara online nëpër koleksione të ndryshme ndërmjet një kërkimi gjeografik. Kërkimi mund të bëhet duke kërkuar tek dritarja për vendin në veçanti ose duke klikuar tek harta në browserin tuaj, mund të përcaktoni dhe periudhën e dëshiruar. Rezultati i kërkimit do ju ofrojë një link direkt tek harta e cila është e hostuar në faqen e institucionit që e vë në dispozicion për të interesuarit.

Europa e Vjeter

Europa e Vjeter

OldMapsOnline është krijuar me anë të një bashkëpunimi ndërmjet Projektit The Great Britain Historical GIS i cili ndodhet në Universitetin e Portsmouth, Angli dhe Klokan Technologies GmbH, Zvicër.

Ps: Projekte interesante dixhitalizimi shqiptare mund te permenden Arkivi Qendror Shteteror i Filmit AQSHF dhe dixhitalizimi i materialeve te vjetra nga Biblioteka Publike e Shkodres “Marlin Barleti“.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: