Post image for Phishing ne Facebook kini kujdes, picoband.be

Phishing ne Facebook kini kujdes, picoband.be

nga Einar

Sot në inbox të gmail më kishte ardhur një mesazh nga një nga miqtë që kam në Facebook, e di që nuk është nisur me qëllim, por me sa duket personi në fjalë ka rënë pre e këtyre mashtrimeve dhe egziston mundësia e lartë që dikush të ketë në dispozicion të dhënat e profilit të tij tashmë.

Sigurisht do kontaktoj edhe mikun për ta lajmëruar rreth kësaj që ndodhi pasi ka shumë probabilitet që do i duhet të ndryshojë fjalëkalimin e profilit të tij.

Mesazhi më ftonte të klikoja në një link, të panjohur, kopjova linkun dhe bëra një kërkim në google, dhe vura re që ishte sinjalizuar edhe më parë si “phishing site”, pra adresë e pasigurtë e cila shërben për të ju injektuar ndonjë virus në kompjuterin tuaj dhe gjithashtu për të marrë informacionet tuaja të profilit të facebook.

Kini kujdes dhe mos vendosni në asnjë adresë të tretë, të dhëna personale, si fjalëkalimet psh.

phishing-facebook-eklipsi

Gjithashtu kujtohuni vazhdimisht të axhiornoni AntiVirusin tuaj dhe skanoni herë pas here kompjuterin.

{ 3 komente… lexoji këtu poshtë oseshto një }

Mandi May 24, 2009 at 4:28 pm

Une do shtoja dhe: indigoline.be .
Ne te njejten menyre dhe une mora nje mesazh dhe faqja ngjasonte ne ngjyra me Facebook dhe te shtyn te identifikohesh ne te.

Reply

Einar May 24, 2009 at 4:57 pm

Gjithashtu edhe ponbon.im mendoj se i duhet shtuar listes , lexova nje postim tjeter tek blogu i kosdir ku sinjalizohej nje adrese e tille.

http://www.blog.kosdir.com/artikulli/kujdes-mos-klikoni-mbi-linkun-ponbonim-ne-facebook/

Mandi Faleminderit per sinjalizimin tend.

Reply

puroAppaplY May 25, 2009 at 2:47 am

Hi, discriminative posts there :-) express’s for the gripping dirt

Reply

Postoni nje Koment

Previous post:

Next post: