Permbledhje: Beteja e pare e Informacionit ne Web. Zgjidhni anen tuaj!

by Einar

Post image for Permbledhje: Beteja e pare e Informacionit ne Web. Zgjidhni anen tuaj!

Një përmbledhje të shkurtër si fillim rreth Julian Assange mund ta lexoni tek bbc.  Për të krijuar një ide të mënyrës së menduarit të Assange mund ti hidhni një sy shkrimeve tek blogu i tij para se të krijonte të famshmin WikiLeaks.

Duhet marrë parasysh që një mandat arresti kundrejt Julian Assange është lëshuar që në Gusht të 2010 dhe më pas është tërhequr nga prokuroria Suedeze 1 ditë më pas, pasi:

Eva Finne said: “I don’t think there is reason to suspect that he has committed rape.”

Ndërkohë që në atë periudhë Assange është vënë në dispozicion të drejtësisë Suedeze më shumë se një herë, por nuk është ndaluar për tu marrë në pyetje nga drejtësia Suedeze.

http://www.bbc.co.uk/news/world-europe-11049316

Cështja si për çudi pas daljes së lajmit për dokumentat e reja është rihapur dhe akuza nga Gjykata Suedeze dhe në mandatin e Interpolit është për “abuzim seksual”/”përdhunim”. Këtu lind një problem jo i vogël pasi dhe vetë Suedezet kanë të vështirë të interpretojnë ligjin në fjalë, duhet futur më thellë dhe shikuar se çfarë Suedia konsideron “abuzim seksual”/”përdhunim”.

Kjo është një kuotë e gazetës New York Times:

According to accounts the women gave to the police and friends, they each had consensual sexual encounters with Mr. Assange that became nonconsensual. One woman said that Mr. Assange had ignored her appeals to stop after a condom broke. The other woman said that she and Mr. Assange had begun a sexual encounter using a condom, but that Mr. Assange did not comply with her appeals to stop when it was no longer in use. Mr. Assange has questioned the veracity of those accounts.

http://www.nytimes.com/2010/11/19/world/europe/19assange.html

Julian Assange informon që ka dërguar letër dhe ka tentuar të kontaktojë me USA, që këta të fundit të shikojnë dokumentat që do publikohen dhe ti editojnë ato pjesë që përbëjnë rrezik për jetën e agjentëve, apo civilëve. Përgjigjia e USA nuk ka vonuar dhe me sa lexohet nuk kanë pranuar që ti editojnë.

Fillon publikimi i 250.000 dokumentave të konsideruara sekrete. Lajmërohet dhe që ky publikim do zgjasë shumë kohë dhe do bëhet në stade të ndryshme.

Ndërkohë fillojnë dhe sulmet ndaj WikiLeaks.

Nga sulmet e shumta DDOS, WikiLeaks transferon faqen e saj në serverat e Amazon. Pas një presioni politik nga Joe Liberman Amazon bllokon WikiLeaks. Pas bllokimit të WikiLeaks nga ana e Amazon (e cila në pergjigjien e saj tha qe WikiLeaks thyente rregulloren e saj, dhe po vinte në dispozicion dokumenta mbi të cilat nuk kishte copyright, copyright që sipas amazon i përket qeverisë Amerikane). Interesant fakti që ligji amerikan mbi copyright thotë diçka tjetër.

Për momentin WikiLeaks.org është bllokuar edhe nga EveryDNS.net me justifikimin që sulmet e DDOS ndaj WikiLeaks po dëmtojnë edhe 500.000 përdoruesit e tjerë të tyre..

Lajmi tek EveryDNS.net:

EveryDNS.net provided domain name system (DNS) services to the wikileaks.org domain name until 10PM EST, December 2, 2010, when such services were terminated. As with other users of the EveryDNS.net network, this service was provided for free. The termination of services was effected pursuant to, and in accordance with, the EveryDNS.net Acceptable Use Policy.

More specifically, the services were terminated for violation of the provision which states that “Member shall not interfere with another Member’s use and enjoyment of the Service or another entity’s use and enjoyment of similar services.” The interference at issues arises from the fact that wikileaks.org has become the target of multiple distributed denial of service (DDOS) attacks. These attacks have, and future attacks would, threaten the stability of the EveryDNS.net infrastructure, which enables access to almost 500,000 other websites.

Thus, last night, at approximately 10PM EST, December 1, 2010 a 24 hour termination notification email was sent to the email address associated with the wikileaks.org account. In addition to this email, notices were sent to Wikileaks via Twitter and the chat function available through the wikileaks.org website. Any downtime of the wikileaks.org website has resulted from its failure to use another hosted DNS service provider.

Për momentin WikiLeaks është transferuar tek www.wikileaks.ch (Një Big Fail nga EasyDNS.net)!

Një kontroll mbi wikileaks.ch në DomainTools:

Domain name:
wikileaks.ch

Holder of domain name:
Piratenpartei Schweiz
Simonet Denis
Römerstrasse 9
CH-2563 Ipsach
Switzerland
Contractual Language: German

Technical contact:
Kopf Philipp
Schönenbergweg 3
CH-4452 Itingen
Switzerland

DNSSEC:N

Name servers:
ns1.everydns.net
ns2.everydns.net
ns3.everydns.net
ns4.everydns.net

Plus një verifikim i mëtejshem se mos janë outdated të dhënat e mësipërme:

$ dig @ A.ROOT-SERVERS.NET. wikileaks.ch.

ch.                     172800  IN      NS      a.nic.ch.

$ dig @ a.nic.ch. wikileaks.ch.

wikileaks.ch.           3600    IN      NS      ns1.everydns.net.

$ dig @ ns1.everydns.net. wikileaks.ch.

wikileaks.ch.           600     IN      A       88.80.13.160

wikileaks.ch.           259200  IN      NS      ns.wikileaks.ch.

ns.wikileaks.ch.        259200  IN      A       208.76.60.100

$ whois 208.76.60.100

OrgName:        EveryDNS, LLC

Vëmë re që dhe DNS i pasqyrës është nga EveryDNS dhe justifikimi i saj për wikileaks.org është i pabazë.

Pasqyra të WikiLeaks:

http://213.251.145.96/cablegate.html
http://46.59.1.2.nyud.net
http://88.80.2.32.nyud.net
http://88.80.13.160.nyud.net
http://213.251.145.96.nyud.net
http://213.251.145.96.nyud.net/cablegate.html
http://wikileaks.ch.nyud.net

Kush është në favor të WikiLeaks?

Daniel Ellsberg ish analisti ushtarak i cili bëri Leak të famshmet “The Pentagon Papers” tek New York Times. Në një intervistë dhënë NBC, tha që lëshimi i këtyre të dhënave ishte i “nevojshëm… dhe publiku meriton të dijë.” Gjithashtu Noam Chomsky, i cili përkrahu edhe “The Pentagon Papers” në atë kohë.

Në mediat e huaja gazetari i The Guardian Simon Jenkins është shprehur në favor të WikiLeaks. Glenn Grenwald i Salon, Jack Schafer nga Slate, dhe gazetari i mirënjohur i The Economist Will Wilkinson gjithashtu mbrojti WikiLeaks.

Gazetat të cilat kanë patur akses tek materialet nuk kanë mbajtur asnjë anë, por sigurisht kanë parë të arsyeshme që materiali duhej publikuar. New York Times me sa duket ka diskutuar nëse duhen publikuar apo jo këto të dhëna dhe kjo është përgjigjia e saj.

Blake Eskin i “New Yorker” në një artikull të tijin krijon paralelet midis Facebook dhe skandaleve të tjera mbi privatesinë online.

Rush Limbaugh me sa duket aprovon Leaks e bëra.

Lista e gazetarëve në favor të WikiLeaks është gjithnjë e në rritje. Lista me emrat e plotë është këtu.

Kjo padyshim nuk do habisë njeri, krijuesi i “Pirate Bay” Peter Sunde e shikon këtë çështje si problem të fjalës së lirë.

ACLU pranon wikileaks, duke thënë “Ne jemi shume skeptikë ndaj faktit që hetimi apo ndalimi i wikileaks ka lejen e kushtetutës, apo nëse është ide e mirë… Pubilku Amerikan nuk duhet të varet nga “leaks” në lajme dhe në lajmëtarë të tillë për të qënë në dijeni se çfarë po bën qeveria e tij.

Kush është kundra WikiLeaks?

Shumica e politikanëve amerikanë, majtas dhe djathtas, janë shprehur me forcë kundra WikiLeaks. Sekretarja e shtetit Hillary Clinton ju tha gazetarëve “Eshtë një sulm ndaj komunitetit internacional, aleancave dhe partneriteteve, bisedave dhe negociatave, të cilat ruajnë sigurinë globale dhe lëvizin para ekonominë botërore.”

NATO dënoi lëshimin e dokumentave duke thënë “rrezikon jetën e civilëve dhe personelit ushtarak… Eshtë e jashtëligjshme, e papërgjegjshme dhe e rrezikshme.

George W BushSenatori Joe LibermanRick Santorum quajnë këtë lëshim nga Wikileaks si “terrorizëm”. Mick Huckabee dëshiron që Assange të ekzekutohet. Sarah Palin shkruajti në Facebook që Julian Assange është “një anti-Amerikan me gjak në duart e tija”.

Shumica e qeverive botërore e denoncuan si të dëmshme WikiLeaks. Kina nuk ka komentuar mbi përmbajtjet e këtyre lëshimeve, por ka bllokuar hyrjen tek faqja e Wikileaks, duke citur ruajtjen e marrëdhënieve Kine-USA. Rusia dëshiron të shkatërrojë Wikileaks para se të nxjerrin informacione mbi KGB. Në UK, Downing street dhe Sir Malcolm Rifkind dënunan këtë lëshim dokumentash.

Bill O’Reilly thotë që leakers duhet të ekzekutohen ose të dënohen me burg të përjetshëm.

Bashkëkrijuesi i Wikipedia-s (dhe kritik) Larry Sanger shkruajti, “Une ju konsideroj ju armiq të Shteteve të Bashkuara. – Jo vetëm të qeverisë por edhe të popullit.” Në një ese më të gjatë të tijën ai shkruajti që “Julian Assange nuk është një hero. Ai ju jep Hackerave një emër të keq.”

Adrian Lamo, ish-hackeri me të cilin Manning bisedoi në fshehtësi mbi këtë çështje, dënoi këtë lëshim në disa intervista të çuditshme.

Kush ndodhet në mes?

Jimmy Carter nuk mendon që kjo rrjedhje të dhënash do jetë aq e dëmshme sa mendon Hillary Clinton. Robert M. Gates gjithashtu është dakort.

Presidenti Iranian Mahmoud Ahmadinejad thotë që rrjedhja nuk ishte një aksident, por një luftë/fushatë psikologjike nga Shtetet e Bashkuara.

Për ta mbyllur për momentin:
Interesant dhe fakti që, personat që po ankohen më shumë rreth WikiLeaks janë ata persona që përfitojnë nga statusi  dhe nuk mund të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre.

Të shikojmë si do vazhdojë më tej situata…

Update 3/12/2010:
Julian Assange ju është përgjigjur disa pyetjeve live të lexuesve të The Guardian në faqen e kësaj të fundit.

Ron Paul me sa duket është në favor të WikiLeaks.

EFF denoncon publikisht në faqen e saj vendimin e Amazon për të ndërprerë shërbimin ndaj WikiLeaks.

Co-founderi (Bashkë-Krijuesi) i EFF John Perry Barlow nga llogaria e tij zyrtare e twitterit mban anën e Assange!

5/12/2010:
PayPal ka bllokuar llogarinë zyrtare që Wikileaks përdor për të mbledhur fonde, duke cituar thyerje të rregullores së tyre, “lehtësime ndaj aktiviteteve ilegale!”. PayPal nuk është ndaluar me kaq, fondacioni Wau Holland Foundation gjithashtu ka dhënë lajmin në Twitter që PayPal ka bllokuar edhe llogarinë e tyre pasi kjo e fundit ndihmon Wikileaks me fonde.

MoneyBookers gjithashtu ka bllokuar llogarinë e Wikileaks që me dt 14 Tetor!

Edhe nëse ju mbyllni serverin në Suedi,” Zv-Presidenti i “Partisë Pirate të Zvicrës” Pascal Gloor thotë. “Tashmë është vonë, ekzistojnë qindra pasqyra të Wikileaks. Ky është një test mbi çensurën në Internet. Qeveritë do kenë mundësi të heqin diçka nga webi? Unë mendoj se jo!”

14/12/2010
Julian Assange lirohet me kusht për një shumë prej 200.000 Pound (317,400 $).