Kohë më parë ju kemi prezantuar me Twitter dhe me një guidë elementare të përdorimit të këtij rrjeti social! Twitter kësaj radhe na prezantohet me një shërbim të ri, @anywhere, nga 15 prilli zyrtarisht live.
Çfarë është?
Thënë me fjalë të thjeshta bëhet fjalë për mundësinë e vendosjes në faqet tuaja të objekteve dinamike të Twitterit si psh, butonin “Më Ndiq” (Follow Me), linkime automatike, hover cards, etj. Gjithashtu të jep mundësinë për të përdorur Twitter Connect (përgjigjia e tyre ndaj Facebook Connect).
Do ju japim një shëmbull të thjeshtë të përdorimit të këtij shërbimi, ne rastin konkret butonin “Follow Me”. Një proçes i cili nuk merr më shumë se disa minuta.
Demo:
@eklipsi
Fillimi dhe Regjistrimi.
Vizitoni faqen http://dev.twitter.com/anywhere dhe regjistroni aplikacionin/API tuaj të ri. Përdorni të dhënat për faqen tuaj në të gjitha fushat në dispozicion.
Për atë që po bëjmë nuk ka nevojë të bëni Upload një imazh (megjithatë mund të dëshironi të bëni upload imazhin që përdorni në twitter për llogarinë tuaj, nuk ndërhyn me atë që po bëjmë).
Marrja e kodit
Pas regjistrimit, do ridrejtoheni tek një faqe ku ju vendoset në dispozicion një kod. Si në foton e mëposhtme.
Twitter ju thotë ta vendosni këtë kod në çdo vënd të faqes tuaj dhe do funksionojë! Por kjo nuk është e vërtetë! Ajo çfarë duhet të bëni që kjo të funksionojë është të hiqni (head tags). Kopjoni kodin që mbetet pasi hoqët (Head Tags) dhe pamja e re do jetë pak a shumë kjo
Duhet të kopjoni kodin tuaj personal (kodi i imazheve të vendosura këtu është ai i eklipsi)
Ky kod kryen të gjitha thirrjet e nevojshme që të funksiojë në mënyrë korrekte platforma @anywhere.
Vendosja e kodit
Skripti këshillohet të vendoset tek footeri i faqes/blogut tuaj, në këtë mënyrë përmbajtja e faqes karikohet me parë. (detaj i rëndësishëm ky!)
Shtimi i butonit Follow Me
Tani do shtojmë mundësinë e vendosjes së një linku “Follow Me”. Kjo pjesë kodi do shtojë këtë funksion nëse shtohet në mënyrë të rregullt.
twitter('#follow-eklipsi').followButton("eklipsi");
Tregohuni i vëmëndshëm të vendosni emrin tuaj të Twitterit!
Tani mund të ruani modifikimet e bëra.
Shfaqja e butonit në faqe
Kudo që të dëshironi butonin “Follow Me” tashmë mjafton të vendosni një rrjesht të shkurtër html.
Rikujtoj mos harroni të vendosni emrin tuaj të Twitterit edhe në kodin e mëposhtëm.
Duke përdorur metodën e mësipërme dhe duke ndjekur dokumentacionin zyrtar ju mund të përdorni edhe aplikacionet e tjera që ofron Twitter.
Na tregoni në komentet më poshtë nëse e keni përdorur shërbimin @anywhere ne faqet tuaja dhe në çfarë mënyre…
Nëse dëshironi të ndiqni llogari interesante Shqiptare në Twitter përveç @eklipsi, ju këshillojme listën që ka krijuar @oltimus për ata që duan të ndjekin cicëruesit më aktiv shqiptarë http://tweepml.org/Albania/














{ 5 komente… lexoji këtu poshtë oseshto një }
Mund të më tregoni pak se si mund të bëjë lidhjen midis facebook dhe twitter. Unë u përpoqa ta bëjë po nuk bëhet: Tregon error gjithmon?
Miqësisht Irvi
.-= Artikulli i fundit nga Irvi Hyka blog ..BËHUNI FAN http://www.facebook.com/pages/Durres-Albania/As-Roma-Albania/155357799576?ref=mf =-.
Pershendetje Irvi!
Ti po provon te lidhesh Twitter me Facebook apo anasjelltas, dmth postimet e kujt do te dergosh automatikisht tek tjetri?
Nese mund te me thuash me ne detaj ku te thote error, dmth proçeduren qe ndjek ti… pasi ne teori duhet te jete dicka e thjeshte per tu bere ..
Tung
Unë dua të lidh Facebook me twitter. Pra postimet e facebook të kalojn edhe tek twitter.
Nuk e di pse po ku shkoj në facebook, klikoj për aplikacionin Twitter atëher më del një tabel ku më thot të fus ID e twitter ose e-mailn. Kërkesa e dytë është paswordi (unë fus paswordin timë në twitter) po programi më thotë që nuk është kam gabuar paswordin ose e mailin, unë pasi disa tentaivash ndryshova paswordin e twitter dhe e riporovova por prap pa rezultat. e kam provuar me @ përpara ID, pa @, me emailn me të gjitha mënyrat. Sdi çtë bëjë???
.-= Artikulli i fundit nga Irvi Hyka blog ..BËHUNI FAN http://www.facebook.com/pages/Durres-Albania/As-Roma-Albania/155357799576?ref=mf =-.
Irvi, kuptoj se ate ma thote edhe mua kur provoj aplikacionin e Twitterit…
Me sa duket aktivizimi i aplikacionit te Twitterit nuk behet ne ate menyre.
Pasi te logohesh tek llogaria e Facebook duhet te vizitosh linkun http://www.facebook.com/twitter dhe jo te kerkosh twitter tek search… pastaj te ndjekesh hapat e tjere ku te kerkon cilen faqe (nese ke disa) do te linkosh… dhe çfare do te linkosh (status update, foto)…
Ne kete menyre funksionon
Shum faleminderit!
Doja pikërisht faqen time në facebook http://www.facebook.com/pages/Durres-Albania/As-Roma-Albania/155357799576?ref=search&sid=100000188206962.1140159314..1
me twitterin.
Ju përgëzoj për punën që bëni Einar. Ju ndjek shpesh tek eklipsi.
.-= Artikulli i fundit nga Irvi Hyka blog ..Njohja e Republikës së Kosovës deri në Prill 2010 =-.