Perdorni e-mail qe deshironi ne Msn Messenger

by Einar

msn_messenger_eklipsiNëse jeni një person që jeni të fiksuar të keni cdo gjë të lidhur me një adresë emaili, do ju pëlqente që edhe messengerin ta përdornit me po atë adresë emaili. Fatkeqësisht shumica e programeve Instant Messenger kërkojnë që të hapni një adresë emaili me shërbimin që ata ofrojnë në mënyrë që të përdorni programin Messenger të tyre. Këtu vjen në ndihmë Msn Messenger i cili nuk e kërkon këtë gjë. mund të shkoni tek passport.net për të bërë të mundur përdorimin e emailit që preferoni në Msn Messenger (psh: një adresë të gmail ). Kjo do ju lejojë edhe përdorimin e funksioneve live, si E-mail, Kalendari etj.

msnmsg-eklipsi

Procedura është shumë e thjeshtë, thjesht shkoni tek passport.net, zbritni te opsioni ku thotë “Use an e-mail address you already have” dhe klikoni “Get Started”. Pastaj mjafton të mbushni hapësirat me informacionet e nevojshme. Kur të bëni login tek Msn Messenger, përdorni adresën që vendosët dhe fjalëkalimin që vendoset aty për të përdorur këtë adresë në messenger.

Është procedure shumë e thjeshtë, por programe të ndryshme messengeri nuk të lejojnë ta bësh këtë gjë.

{ 2 comments… read them below or add one }

mbreti3gut March 29, 2009 at 1:28 pm

Faleminderit per prurjen dhe suksese me blogun

Reply

Einar March 29, 2009 at 2:01 pm

Faleminderit edhe ty per komentin , gjithashtu urime per faqen tende

Reply

Leave a Comment

{ 2 trackbacks }

Previous post:

Next post: