Per cfare sherben ikona e windowsit ne tastiere ?

by Einar

microsoftQuhet Windows Logo Key. Windows Logo Key përdoret pak a shumë si CTRL apo ALT për kombinime të tastierës, të cilët mund të përdoren shpesh për funksione të ndryshme.

Më poshtë keni një listë opsionesh për të cilët ikona e windowsit përdoret.

windowslogo

Ikona e windowsit (nëse klikohet vetëm ajo)
Shfaq menunë e Start

Ikona e windowsit +R
Hap dritaren ku mund të shkruani emrin e programit që dëshironi të startohet.

Ikona e windowsit +M
Minimizon të gjitha aplikacionet e hapura (i ul poshte).

SHIFT+Ikona e windowsit +M
E kunderta e opsionit të mëparshem, rikthen sic ishin aplikacionet (i hap sërish).

Ikona e windowsit +L
Bllokon Desktopin e kompjuterit (e nevojshme nëse do largoheni nga kompjuteri dhe dëshironi ta bllokoni shpejt)

Ikona e windowsit +F1
Hap Help-in e Windows.

Ikona e windowsit +E
Starton Windows Explorer-rin

Ikona e windowsit +F
Starton “Find files or folders”. Nëse keni të instaluar Windows Desktop Search, do hapë dritaren e kërkimit.

Ikona e windowsit +D
Minimizon të gjitha dritaret e hapura dhe ju shfaq Desktopin. Njësoj si Ikona e windowsit+M.

CTRL+Ikona e windowsit +F
Hap dritaren e kërkimit të kompjuterit. Nëse keni Windows Desktop Search të instaluar, do hapë dritaren e kërkimit.

Ikona e windowsit +TAB
Lëviz nga njeri aplikacion tek tjetri nga ato që ndodhen në Taskbar (Pjesa e poshtme e Desktopit). Kur jeni te ai që dëshironi të hapni, shtypni enter për të hapur atë aplikacion.

Ikona e windowsit +Pause,Break
Shfaq dritaren e të dhënave të sistemit.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: