Pas sa kohe duhet te ndryshohet tema e blogut?

by Einar

Në momentin që instalohet blogu i wordpress në host, në panelin e adminit vihet re që me blogun vijnë edhe disa tema falas në “default”. Syri kërkon gjithmonë të tijën dhe lundrimi në blogje të ndryshme, leximi i artikujve të vë në kontakt edhe me tema të ndryshme ndaj gjëja e parë kur dikush fillon të përdorë blogun është ndërrimi i temave, herë pas here.

Më ka ndodhur edhe mua kur filluam eklipsin, gjatë muajit të parë nëse nuk gabohem gati çdo javë një temë që shikoja diku më bënte të shikoja çfarë teme ishte, e shkarkoja dhe e instaloja në blog, kalonte një javë tjetër dhe sërish tema më mërzitej, gjeja një tjetër që më pëlqente akoma më shumë se ajo që kisha ndërruar pak kohë më parë.

Gjatë këtyre ndryshimeve shikoja herë pas here statisikat e vizitorëve të blogut dhe vija re ndryshime të konsiderueshme, sa herë që ndryshohej tema, numri i vizitorëve ulej dhe pastaj rikthehej në nivelin e mëparshëm. Kjo për faktin që “designi” ka rëndësine e vet, vizitorëve u duhej sërish kohë te mësoheshin me temën e re dhe të orientoheshin në blog, arrita në përfundimin që duhej vendosur për një temë dhe duhej të qëndroje besnik ndaj saj, të paktën për një periudhë të konsiderueshme.

Ne zgjodhëm thesis (premium theme, e cila kushtoi 87$) dhe për momentin jemi mëse të kënaqur për zgjedhjen e bërë.

Qëllimi juaj është që vizitorët të cilët lexojnë blogun tuaj duhet të rikthehen tek ju dhe duke u rikthyer herë pas here ata do krijojnë një ide për blogun tuaj.

Nëse ju pëlqen ajo që lexojnë mund të tregojnë vlerësimin ndaj blogut dhe artikujve që lexojnë, duke komentuar apo duke ju ndjekur për axhironimet në twitter, RSS feed apo me anë të Email.

Nëse ju jeni një vizitor konstant i eklipsit arrini të vizualizoni në mendje edhe “designin” e blogut, personalisht vizitoj shpesh blogje shqiptare në të cilët leximi i çdo artikulli është interesant, siç është blogu i Besartit , blogu i Mandit, blogu i Romeos dhe mund të them që arrij të vizualizoj blogun e tyre në mëndje akoma pa e vizituar pasi ata janë stabilizuar me temën dhe kanë kohë që përdorin nje temë me të cilën ndjehen mirë.

Ideja e këtij artikulli lindi pasi duke ndjekur lindjen e një blogu të ri Albeagle, ajo që më bëri përshtypje ishte frekuenca e ndërrimit të temës, këshilla ime ndaj Albeagle do ishte të zgjidhte një temë dhe të qëndrojë me të, pasi rëndësia e një blogu nuk është vetëm “designi” por përmbajtja e tij, pra artikujt që do publikohen.

Gjithashtu një këshillë për të gjithë filluesit e një blogu do ishte që ndërrimi i temës të ishte sa më rrallë të jetë e mundur, minimumi pas një periudhe 7-8 mujore, pasi edhe një revolucion i tillë mund të sjellë një freski të blogut por nëse bëhet në kohën e duhur.

Po ju sa herë e ndryshoni temën e blogut tuaj?

{ 3 comments… read them below or add one }

Romeo June 19, 2009 at 8:20 am

ehehehehe doja te thoja qe nderrimi i shpeshte i themes te ben te tregosh jo seriozitet e corienton edhe vizituesit. Besoj se edhe ajo 8 muaj qe thua ti per mua eshte shume shpes.. tema mund te nderrohet 1 her apo 2 her brenda 1-2 viteve nese ka evolouar dicka apo nuk perputhet me tema me versionin e wordpressit.
Ose fundja pas nja 1-2 vjet pune me nje teme qe e kan te tjere e ben nje teme vet ateher po.
Por te nderrosh temen edhe sikur cdo 8 muaj per mua eshte gabim i madh. Un personalisht kam investuar shume pune edhe kohe ne ndryshimin e temes qe kam. Eshte falas ajo por i kam ber ndryshime te shumta qe nuk ngjason pothuajse fare me origjinalen. Edhe te hedh poshte gjith ate pune per nje te re, JO. I vetmi rast nese do e nderroja do ishte sikur te me ofronte dikush nje teme te lezetshme por UNIKE:
Kjo eshte arsyea e vetme nese nje dite do ta nderroj.
Ai blogu albeagle eshte puna e nje fillestari edhe qe ben prova. Un ja kam then te gjitheve. GJEJA PAR PARA SE ME NIS NJE BLOG ESHTE ZGJEDHJA TEMES. Por asnjeri nuk degjon. marrin nje teme e her pas here e nderrojne e kjo nuk tregon gje tjeter qe po luaj icik un se sjam i sigurte e bej prova.

Flm qe lexon blogun tim e e njejta gje vlen e per mua.

P.S Linket outgouint te blogeve lart i ke me URL gabim se te drejtojne ne nje faqe 404 🙂
.-= Romeo´s last blog ..Teknollogjia dhe njeriu =-.

Reply

Mandi June 19, 2009 at 10:04 am

Faktikisht dhe une nuk jam akoma i kenaqur me temen qe kam zgjedhur per Blogun. Personalisht jam partizan i designeve te lehte dhe te bardhe dhe Eklipsi ka gjetur temen perfekte per preferencat e mia.
Ke te drejte qe nuk duhet ndryshuar shpesh, pasi nje blog krijon nje identitet bashke me prezantimin grafik, por nga ana tjeter duhet dhe pak origjinalitet ne teme.
Origjinaliteti do te thote ta besh temen tende unike (gje qe blogu im nuk e ka psh). Pra tek keshilla do e mblidhja, gjej nje design qe te pelqen dhe mos e ndrysho per nja 7-8 muaj dhe jepi pak nga vetja per ta bere te vecante.

Reply

Einar June 20, 2009 at 1:07 am

@Romeo, faleminderit per sinjalizimin e gabimit rreth linkeve, nxitimi ben te tijen.. :).

Per nderrimin e temes te kuptoj shume mire, por ja qe te gjithe ne nje periudhe jemi fillestare dhe une vete e theksova qe ne fillimet e eklipsit ate gje benim edhe ne e nderronim here pas here, une thjesht sugjerova qe nese patjeter duhet ta ndryshosh atehere minimumi duhet te jete pas nje periudhe 7-8 mujore.

Albeagle une e ndjek si ne RSS si ne twitter, eshte ne fillimet e tij me blogun por nese do jete i dedikuar dhe do kete durim do arrije te vere ne drejtim te duhur edhe ai blogun e tij ;).

@Mandi pikerisht per kete arsye edhe ne kemi zgjedhur thesis
(mundesite e shumta per personalizim), eshte nje framework e cila te lejon te besh gati cdo gje me pak njohuri personalizime te vogla ne i bejme here pas here ne blog, review rreth thesis jane te shumta ne internet…

Sa per ndryshimin e temes qe momentalisht ti po perdor ne blogun tend, une sinqerisht nje blog e lexoj per permbajtjen e artikujve, dhe besoj qe edhe ti si ne je ne kerkim te atij tipi te audiences… ndaj edhe nese ti do gjesh temen qe do te te pelqeje dhe do e personalizosh siç the vete, atehere une serish do jem vizitor i blogut tend 🙂 dhe mendoj edhe te tjeret qe e vizitojne ate.

Reply

Leave a Comment

{ 1 trackback }

Previous post:

Next post: