Nuk mund te arrihen 500 milione miq pa bere disa armiq!

by Einar

Post image for Nuk mund te arrihen 500 milione miq pa bere disa armiq!

Një histori mbi krijuesit e rrjetit social, Facebook. Ndoshta do e shikoj. Në fillim mendoja se do ishte një dokumentar, i tipit të Michael Moore, mbi historine se si u vodh kodi i Facebook apo raportet e Mark Zuckerberg me shokët, ku secili nga ta shpaloste faktet dhe të vërtetat e tij, por jo, me sa duket është film në kuptimin e plotë të fjalës.

Jessie Eisenberg, e mbaj mend që në filmin Roger Dodger të 2002 dhe më pas të gjithë besoj e mbani mend tek filmi Adventureland, dhe Zombieland… besoj se është aktori i duhur!

Traileri është goxha intrigues dhe origjinal. Mos shikimi i pamjeve të filmit për rreth 50 sekonda, vetëm ajo kënga Creep e Radiohead në sfond kënduar nga kori i kishes, ndërkohë që normalisht filmat e tjerë në trailerat e tyre vendosin atë zërin kumbues mbi videon, lë përshtypjen e një profesionaliteti dhe origjinaliteti.

Çfarë mendoni, do e shikoni, do jetë i bukur?

Like? Dislike? 🙂

{ 5 comments… read them below or add one }

B.S. July 19, 2010 at 9:17 pm

Une spara bej “Like” apo “Dislike” shume neper Fejsbuk, mirepo edhe kur llajki dicka, e bej sepse vertete me pelqen 😛

Nga trejlleri nuk mund te marr nje konkludim, megjithese pres te jete dicka e tipit “American Pie” 😀

Reply

Einar July 19, 2010 at 10:01 pm

American Pie ndoshta jo lol, te shikojme, gjithashtu edhe regjizori nuk eshte amator por ka nje karriere qe ben pershtypje per cilesi, Aaron Sorkin.

Reply

Jonian Dervishi July 19, 2010 at 9:21 pm

Po me pelqeka vertet shum edhe mua… dmth traileri po, te shohim si do dali filmi vetem shpresoj mos te jet nje film qe merret gjith kohes me individin….

Reply

Einar July 19, 2010 at 10:02 pm

Me individin do merret, po sdq besoj do jete interesante per faktin qe eshte teme aktuale… dhe teme ku luhen shuma te medha parash… te shikojme si do e paraqese Hollywoodi 😛

Reply

Jonian Dervishi July 21, 2010 at 10:23 am

qe me individin kjo eshte e sigurt por ideja esht mos ti bejne lapidar…

Leave a Comment

Previous post:

Next post: