Nje virus i ri ne horizont, Sophos lajmeron

by er10n

blue-sophos-logo-eklipsiProgrami JSRedir-R, njohur me emrin Gumblar, mund të përdoret nga kriminelët e hapësirës virtuale për të seleksionuar informacione sensibël të përdoruesve dhe gjithashtu për vjedhje të identitetit të këtyre të fundit.

Ekspertet e Antiviruseve të Sophos kanë paralajmëruar për një “malware” të ri, i cili po shpërndahet rreth gjashtë herë më shpejt se sa rivali i mëparshëm.

Vetëm në javën e fundit, gati gjysma e malwareve të gjetura në faqet e internetit u identifikua si JSRedir-R Trojan, me nga një faqe interneti të infektuar çdo 4.5 sekonda.

malware_bug_eklipsi

JSRedir-R arrin të penetrojë në faqe të cilat nuk ofrojnë një siguri optimale, faqe të cilat kanë probleme që lënë hapësira nga ku arrin të infiltrohet në kompjuterat e përdoruesve pa dijeninë e tyre. Kjo u vë në dispozicion krimineleve të hapësirës virtuale një “dritare” për në kompjuter dhe ju jep mundësinë për të seleksionuar fjalëkalime, detaje rreth identitetit të përdoruesve dhe informacione financiare të këtyre të fundit.

“Asnjë nuk mund të vërë në dyshim faktin që Web-i është dhe do mbetet synimi kryesor dhe ai më i mundshëm për sulme të tilla dhe ky lajm për këtë sulm të ri na jep provën që situata nuk do ndryshojë akoma” tha Graham Cluley, një konsulent i sigurisë teknologjike tek Sophos. “Problemi qëndron në faktin se shumë përdorues të Web-it akoma mendojnë që nuk ekziston një rrezik i tillë në lundrimin në internet, por me adresat e internetit të cilat janë shumë të njohura dhe që po bien pre e këtyre sulmeve, është koha që njerëzit të jenë më të ndërgjegjshëm dhe të ruhen me tepër.”

“Hackers-at nuk do ndalojnë së tentuari me këto metoda, duke parë që arrijnë qëllimet e tyre në shpërndarjen e këtyre infeksioneve. Për të kundërshtuar këtë fenomen është e nevojshme që të skanohen adresat e internetit për kode të rrezikshme para se ti vizitojnë faqet në fjale.”

Ekspertët e sigurisë kanë këshilluar dhe vazhdojnë të këshillojnë përdoruesit e Web-it që të sigurohen që programi i tyre i Antiviruseve të jetë vazhdimisht i axhiornuar në mënyrë që të sigurojë mbrojtjen kundër këtyre rreziqeve.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: