Në përdorimin e internetit nga bota virtuale shqiptare kemi vënë re që Facebook zë vendin e parë për social networks, ajo që ne duam të arrijmë me anë të këtij artikulli është “sygjerimi nga ana jonë për një network tjeter” i cili në 2009 ka arritur kulmin e tij dhe mendohet që do vazhdojë të ketë sukses dhe në vitet në vijim.
Një shembull i kombinimit të llogarisë së Facebook me atë të Twitterit është edhe ajo e bërë nga “Fan Page” Kososovo the Young Europeans me llogarinë e Twitterit @kosova
Do vini re që kjo fanpage ka një numër të konsiderueshem ndjekësish si në Facebook ashtu edhe në Twitter dhe ky është kombinimi që synojmë dhe ne si blog me faqen tonë eklipsi dhe llogarinë në twitter @eklipsi
Nëse akoma nuk keni hapur një llogari në Twitter atëherë ky është momenti i duhur dhe pse jo të ndiqni llogaritë ne twitter për të qënë të axhiornuar në kohë reale me të rejat nga kosova dhe me këtë rast gjithashtu me të rejat nga eklipsi
Fillimi
Pasi keni krijuar një llogari në Twitter është e rëndësishme, për të tërhequr ndjekës/Followers të rinj (dmth persona që ju ndjekin në Twitter), të shtoni tek profili juaj një përshkrim të vogël mbi ju, një link tek adresa juaj e internetit (nëse nuk e keni një të tillë një link tek profili juaj i Facebook apo MySpace do ishte i mjaftueshëm), një foto dhe domosdo ndonjë twitim (mesazh) fillues. Pastaj filloni të zbuloni anëtarë interesantë që sipas jush ja vlen të ndiqen dhe shtojini në listën e personave që ndiqni.
Ndjekja/Following dhe Ndjekesit/Followers
Një hyrje e vogël për termat e mësipërm. Following/Ndjekës: janë personat që ju po ndiqni. Followers/Ndjekësit: janë personat, që ju ndjekin ju.
Ps: Numri i Followers/Ndjekësve është një tregues i popullaritetit tuaj në Twitter. Sa më i madh të jetë numri i personave që ju ndjekin, aq më i madh është popullariteti juaj.
Nuk është e thënë të ndiqni të gjithë ata që ju ndjekin. Twitter nuk funksionon si Facebook ku ju duhet të “aprovoni” kërkesat e miqësisë që ju vijnë. Nëse një anëtar ju shton tek lista e tij ju nuk duhet domosdo ta shtoni tek e juaja.
Çfarë të publikoni në Twitter?
Nuk ekziston një rregull preçiz. Secili publikon atë që dëshiron. Mendime, pyetje, linke që të drejtojnë tek faqe apo artikuj interesantë. Nëse keni një blog, duhet të dini që Twitter është një instrument i fuqishëm për të patur një sasi të madhe vizitorësh për artikujt tuaj dhe ti ktheni ato në popullorë në shumë social network për një kohë të shkurtër psh tek (ruajfaqet.com apo delicious.com).
Nëse keni një numër të konsiderueshëm Followers/ndjekësish “cilësorë”, thënë më thjeshtë ndjekës aktivë që gjithashtu edhe ata kanë një numër ndjekësish aktivë, sa herë që ju publikoni një artikull interesant, ai do bëhet RT (ReTweet) nga personat që ju ndjekin, në këtë mënyrë gjenerohet një efekt zingjir i cili mund të ju sjellë një sasi të konsiderueshme trafiku tek blogu/faqja juaj.
Nëse dëshironi të publikoni foto të ndryshme në Twitter mund të përdorni Twitpic, një shërbim i thjeshtë dhe i shpejtë për të informuar ndjekësit mbi fotografitë tuaja të fundit…
Përdorimi i një “client” klienti
Për të shfrytëzuar në mënyrë optimale potencialitetin e Twitter, ju këshilloj të gjeni një “client”. Një “client” është një program i vogël që ju lejon në mënyrë të thjeshtë të postoni twite të reja, të ndiqni mesazhet e anëtarëve që ju ndiqni, të dërgoni mesazhe private e shumë opsione të tjera, e gjitha kjo në mënyrë më të lehtë se sa ndërfaqja e webit.
Nëse jeni një përdorues i Mac këshillojmë Twitterrific ose Tweetie, (versionet e të cilave për iPhone mendojmë se janë më të mirat në qarkullim), ose Twhirl apo TweetDeck nëse jeni një përdorues i Windows.
Funksionet Bazë
Për të dërguar një mesazh publik tek një anëtar tjetër përdorni @emriianetarit ndjekur nga mesazhi juaj:
@mbreti3gut çkemi Buli, si po ja kalon?
Për të dërguar një mesazh privat një anëtari që ju ndjek, përdorni d emriianetarit ndjekur nga teksti i mesazhit tuaj:
d iMaraku çkemi Indrit, si po ja kalon?
Nëse dëshironi të shikoni postime të tjera në gjuhën shqipe mund të bëni search në twitter me hash-tag #shqip, do vini re postime të shumta nga anëtarë të ndryshëm të twitterit të gjitha në shqip!
Mund të kërkoni në këtë mënyre #shqip (#shqip)
dhe do shfaqen rezultate të tilla:
Artikull i Ri: Krijuesi i 4chan do flase tek TED – http://www.eklipsi.com/krijuesi-i-4chan-do-flase-tek-ted/ #shqip
Si të Ri-Twitoni një Twit
Për të bërë të mundur që një Twit interesant i bërë nga një anëtar që ju ndiqni, është e mjaftueshme ta bëni në këtë mënyrë RT @emriianëtarit që ndiqni ndjekur nga mesazhi i tij, psh:
RT @mbreti3gut Artikull i ri: Dëshira për një Golf të ri – http://bit.ly/6QqnqH
Ose të përdorni via @emriianëtarit në fund të twitit:
Ja mediat që përdorin më shumë Twitter në botë –> http://bit.ly/6NFE2Q (via: @iMaraku)
Nëse përdorni ndërfaqen e webit, mjafton të klikoni tek opsioni re-tweet:
Axhiornimi i profilit të Facebook me Twitter
Nëse keni një profil në Facebook, mund të axhiornoni shumë lehtë statusin tuaj me twitet e postuar në Twitter. Për të bërë të mundur këtë duhet të shtoni aplikacionin Twitter tek profili juaj. Për ta gjetur mjafton ta kërkoni, tek searchi i Facebook me fjalën “Twitter”. Rezultati i parë duhet të jetë pikërisht ai i aplikacionit që nevojitet:
Shtoni këtë aplikacion tek profili juaj duke seleksionuar
View aplication > Go to aplication > Allow
Opsionet e aplikacionit
Tani seleksiononi dhe modifikoni opsionet e aplikacionit në këtë mënyrë:

Në këtë mënyrë, çdo twit i juaji i postuar në Twitter do axhiornojë automatikisht statusin tuaj në Facebook.
Llogari interesante që ne këshillojmë të ndiqni në twitter janë:
@kosova
@eklipsi
@mbreti3gut
@iMaraku
@armandBrahaj
@gjergj_d
@kokushta
@besart
Nëse keni pyetje apo sygjerime komentoni më poshtë!











{ 6 comments… read them below or add one }
Me ne fund dikush qe beri nje guide per te hedhur hapat e pare ne Twitter… im vella qe i ben RT vetes tani nuk ka me justifikime!
Pertej shakave, une perdor Mac dhe gjendem shume mire me TweetDeck dhe do ua keshilloja te gjitheve. Sidomos nese je nje fillestar, te besh nje RT apo @reply eshte aq e thjeshte sa nje click.
Plus, TweetDeck eshte shume i thjeshte per t’u integruar me Facebook dhe mund te vendosesh per secilin mesazh nese deshiron ta publikosh vetem ne Twitter, vetem ne Facebook apo ne te dyja platformat.
Indrit Maraku´s last blog ..Media ne 2010, Google nuk do te bleje New York Times
Guide interesante! Une perdori nje shtojce te vogel per FireFox, Shtojca e ka emrin TwittFox qe mund te shkarkohet ne twitterfox.net, pas instalimit te kesaj shfaqen cicetimat ne anen e majt te browserit tuaj!
Do jau sygjeroja kete shtese! per perdoruesit e FireFox!
Hajd urime per shkrimin se kishte filluar t’i ndihej mungesa. Ajo qe mendoj se duhet tashme eshte krijimi i disa rregullave te komunikimit. Them se #shqip ne vecanti ka potencial per t’u kthyer ne depozite spami sikur te gjithe ta perdorin thjesht per te publikuar adresa artikujsh e produktesh te ndryshme.
@Indrit
Edhe une perdor TweetDeck, eshte me te vertete i kendshem, megjithate ne sygjerojme disa pasi si i thone “gusto gusto kjo dynjo” lol
@Valmir
E kam degjuar si addOn te firefoxit, momentalisht nuk e perdor pasi po perdor me shume Chrome si Browser, megjithate do e provoj dhe kete qe thua ti Faleminderit per keshillen.
@Gjergji
po ve re dhe une kete mani te perdorimit te tag #shqip per ta kthyer ne mundesi spami! Nese perdorin twitterin mendoj se nuk eshte problem, por nese perdorin edhe projektin e Mandit per te spamuar atehere mendoj se do ishte e demshme…
Mir Se Vini
Me te vertete nje artikull interesant Einar i cili siq tha edhe Indriti tregon shum gjera te cilat nuk do ti dinin fillestaret e Twitter por edhe une nuk kam dit psh ket per lidhje te facebook me twitter.
Dhe se fundi me pelqej edhe projekti i Armandit por siq e the edhe ti mund te behet i demshem.
#shqip
{ 4 trackbacks }