Nje epoke e re!

by Einar

Nje Epoke e Re

Duhet pranuar, ndryshimet e viteve të fundit kanë qënë kolosale në nivel boteror, teknologjia ka bërë dhe po bën hapa gjigandë!

Të gjithë lexuam lajmin mbi kryeministrin Norvegjez, i cili deklaroi që, gjatë kohës që vullkani Islandez bllokoi të gjithë Europën. Ai e drejtonte shtetin e tij me anë të një iPad.

Kryeministri Norvegjez

Kryeministri Norvegjez

Poltika shqiptare nuk qëndron pas, edhe ne po bëjmë hapa të rëndësishëm për të qëndruar pas “perëndimit”. Kryeministri i Shqipërisë tregon krenar iPad e tij të sapo blerë!

Sali Berisha iPad

Sali Berisha iPad

Tashmë opozita shqiptare transmeton live 24/7 zhvillimin e grevës së tyre!

OpenTheBoxes

OpenTheBoxes

“Mbipopullimi i Informacionit”, bën që idetë e dobëta të kenë jetë më të gjatë se sa normalisht do kishin! Ne duhet të gjejmë mënyra të shëndetshme për ti mbijetuar Bombardimit të Informacionit në një shoqëri demokratike!

Ky koncept, kjo ide, deduktohet pikërisht nga fjalët e presidentit Amerikan “Barack Obama”, deklarata e tij e fundit ka qenë mbi mjetet e reja të informacionit si iPad, Xbox, iPod, PlayStation.

Përfundimi është shumë domethënës “Edukimi është çelësi i përparimit/rritjes!”

Pikerisht me përdorimin e këtyre aparaturave, informacioni rrezikon të transformohet vetëm në një “kalim kohe”, “mos-vëmendje”, një “formë argëtimi”! Në vend që të ketë edhe funksion edukues, emancipues të shoqërisë. Në vënd që të ketë funksion sensibilizues të problematikave që rrethojnë shoqërinë në të cilën jetojmë, gjithçka transformohet në një argëtim të përgjithshëm!

Këto aparatura kanë aftësinë të hutojnë përdoruesin e tij, këto ndryshime të shpejta që po përjeton shoqëria njerëzore po sjellin pikërisht në keto rezultate!

Politikanët duhet të inkurajojnë dhe edukojnë publikun në mënyrë aktive që këto te reja teknologjie ti përdorin në mënyrën e duhur, ata duhet të jenë më prezente në Internet pasi e ardhmja është aty!

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: