Në ReadWriteWeb do lexoni një artikull interesant i cili ju lajmëron rreth asaj çfarë aplikacionet e Facebook dinë rreth jush.
Sqarim: Këtu nuk bëhet fjalë për kuizet tuaja (ato që bëni/luani ju, pasi ju konfirmoni personalisht në momentin që i bëni), ndoshta ju nuk jeni fanatikë rreth tyre (si unë). Sidoqoftë, kur miqtë tuaj bëjnë ndonjë nga këto kuize, privatësia juaj po cënohet! Më poshtë keni të sqaruar se si mund ta evitoni këtë gjë.
Shkoni tek
Settings -> Privacy -> Applications.
Ndryshoni pamjen nga ajo gjenerale në tabelën e opsioneve (klikoni mbi Applications) pamja do jetë si tek imazhi më poshtë.
Hiqni selektimin nga të gjitha kutitë që ndodhen aty. Nëse nuk keni linkuar asnjëherë ndonjë aplikacion të jashtëm nga Facebook, dhe nuk keni përdorur asnjëherë ndonjë aplikacion të Facebook, ju mund të selektoni edhe opsionin e dytë “Do not share any information about me through the Facebook API”
Kjo është shumë e rëndësishme pasi aplikacionet e Facebook nuk kanë nevojë të kenë një “privacy policy” të tyren në veçanti. Dmth që çdo programues i cili programon një kuiz apo lojë dhe ta përdorë në Facebook, programuesi ka hyrje të plotë tek të gjithë miqtë e personit i cili ka bere kuizin. Kjo në një të ardhme do ndryshojë, por do kërkojë kohën e saj.
Privatësia juaj është më e rëndësishme ![]()








{ 1 koment… lexoje këtu poshtë oseshto një }
Flm, shume