Shkencëtarët po mundohen të përdorin nanoteknologjinë për të ndërtuar “qarqe” me përmasa shumë të vogla.Me përdorimin e nanoteknologjise, qarqet mund të ndërtohen atom pas atomi dhe në këtë mënyrë nuk do zërë as shumë vend. Në këtë mënyrë do jetë i mundur ndërtimi i pajisjeve me përmasa shumë të vogla, duke përdorur këtë teknologji, përbërja e tyre do jetë vetëm nga disa atome dhe përcjellësit elektrikë të quajtur nanowires do jenë me përmasat e një atomi dhe sasia e të dhënave në ta do të ketë madhësine e një elektroni.
Një përbërës i nanoteknologjisë, “nanokompjuterim” do krijojë ndarjen e katër tipeve të nanokompjuterave:
• Nanokompjutera Elektronikë
• Nanokompjutera Kimikë dhe Biokimikë
• Nanokompjutera Mekanikë
• Nanokompjutera Kuantikë
Nanokompjuterat Elektronikë
Nanokompjuterat Elektronikë janë të ndërtuar nga qarqe mikroskopike duke përdorur nanolitografinë.
Nanokompjuterat Kimikë dhe Biokimikë
Interaktiviteti ndërmjet strukturave të elementëve kimikë të ndryshëm përdoret për të ruajtur dhe për të procesuar informacione në nanokompjuterat kimikë. Për të krijuar një nanokompjuter kimik, inxhinierët duhet të kenë të mundur kontrollin e atomeve dhe molekulave të veçanta në mënyrë që këto atome dhe molekula të kenë të mundur të veprojnë për të kryer procese llogaritjeje dhe për të ruajtur të dhëna.
Nanokompjuterat Mekanikë
Një nanokompjuter mekanik përdor elementët e vegjël përbërës të ashtuquajtur nanomotorrë për të procesuar informacionin. Disa shkencëtare kanë parashikuar që këto nanokompjutera mekanikë do përdoren për të kontrolluar nanorrobotët.
Nanokumpjuterat Kuantikë
Një nanokompjuter kuantik ruan të dhënat në formën e një atomi kuantik. Të dhënat e Single-electron memory(1) (SEM) dhe quantum dots janë shëmbuj të këtij tipi të teknologjisë.
Duhet theksuar fakti që përdorimi i nanoteknologjisë në të ardhmen do jetë shumë ndihmues për fusha të ndryshme të jetës njerëzore, nanokompjuterat Kimike & Biokimike do përdoren për të mbrojtur trupin njerëzor nga bakteret dhe viruset e ndryshme të cilët në faza të ndryshme mund edhe të ndryshojnë, pra të zhvillohen dhe të ndryshojnë formë, këtu do vijnë në ndihmë nanorobotët të cilët do të kryejnë funksionin e tyre me dhënien e antitrupave në momentin e duhur.
Nanoteknologjia kuantike gjithashtu do ndihmojë në fusha të ndryshme si ajo e fizikës, kimisë, mjekësisë, me simulimimin e mekanikës kuantike.
Qeveri të ndryshme gjithashtu po investojnë në këtë drejtim për të krijuar sisteme të kriptografuara me ndihmën e nanoteknologjisë kuantike.
Shpjegimet:- Memoria e vetme e nje elektroni [↩]












{ 1 koment… lexoje këtu poshtë oseshto një }
Nje shembull konkret i nanoteknologjise eshte projekti Morph i kompanise me te madhe ne tregun e celulareve, pra Nokia-s.
Projekti ka mare forma dhe me produkte konkrete, per me shume detaje vizitoni kete link:
http://www.nokia.com/A4852062