Motorri i ri i kerkimit te Microsoftit, javen e ardhshme

by Einar

microsoft_eklipsiJavën e ardhshme Microsoft Corp. pritet të vërë në dispozicion të përdoruesve një version të ri të motorit të tij të kërkimit, me një rinovim të tij për të kundërshtuar Google Inc.

Gjigandi i programeve, ka në plan të demonstrojë motorin e tij të ri të kërkimit në, “All Things Digital”, një konferencë e teknologjisë që mbahet në Carlsbad, California. Motori i ri i kërkimit i cili ka qënë në një fazë testimi nga ana e Microsoftit për muaj me radhë, ka një design i cili do sjellë rezultatet e kërkimit me një organizim më optimal se më parë dhe në këtë mënyrë do minimizojë kohën që do i duhet përdoruesve për të lundruar në internet për të gjetur informacionin që po kërkojnë.

Ndërkohë, Yahoo Inc. të martën përshkroi planet e saj për të rinovuar edhe ajo pozicionin e saj në tregun e “kërkimit”, duke u përgjigjur akoma më shumë pyetjeve në Web dhe në mënyrë më specifike, si adresa, foto, dhe informacione të tjera pra jo vetëm paraqitje e lidhjeve  në faqe të tjera.

Një zëdhënës i Microsoftit komentoi:

“Për muaj me radhë, Microsofti ka kryer testime rreth një prototipi të motorit të ri të kërkimit, i mbiquajtur Kumo. Teknologjia është e ndërtuar në mënyrë që të grupojë frazat e kërkimit,psh një model makine, në disa kategori të ndryshme si pjesët e makinës, makinat e përdorura, diskutimet online si forume dhe video rreth makinës. Microsofti po planifikon një fushatë investimi për motorin e ri të kërkimit ndaj ka punësuar Agjensinë JWT ((një nga agjensitë më të mëdha të reklamave ne botë)), një njësi me qendër në Londer WPP PLC, për të zhvilluar fushatën rreth produktit.”

Yahoo, në një konferencë shtypi në San-Francisko, ka thënë që po mundohen gjithashtu të përmirësojnë përgjigjet e pyetjeve që bëhen me ndihmën e një teknologjie e cila klasifikon të dhënat të cilat janë të shpërndara në web, si psh vendndodhje, analiza, adresa dhe data. Ka filluar në këtë rrugë ndërmjet analizimeve-kompjuterike dhe duke seleksionuar informacione specifike në feeds të cilat i merr nga partnerët e tij. Një pjesë e teknologjisë po përdoret që tani, nëse në Yahoo dikush kërkon “eminem”, Yahoo del me rezultatin që bëhet fjalë për një këngëtar dhe të vë në dispozicion disa nga videoklipet e tij përveç linkeve të tjera.

Google udhëheq me një avantazh të madh, comScore Inc, raportoi që Microsoft dhe Yahoo, kanë pësuar një ulje të lehte nga muaji në muaj në pjesën e tyre të Tregut Amerikan mbi kërkimin në Internet, me Microsoft-in në 8.2% dhe Yahoo në 20.4%. Google pati një rritje prej 0.5% dhe arriti në 64.2% për muajin Prill.

Kjo situatë është një nga arsyet që Microsoft dhe Yahoo, akoma janë në tratativa për një partneritet të mundshëm, megjithëse Microsofti hoqi dorë nga blerja e Yahoo’s vitin e kaluar për rreth 45 Bilion $. Të dy kompanitë kanë patur bisedime me njëra tjetrën për mundësinë e një marrëveshje në të cilën Yahoo mund ti shesë teknologjinë që qëndron pas “Kërkimit në Web” dhe asaj “të reklamimit”, në këmbim të një pagese dhe gjithashtu një % të aksioneve në të ardhurat nga reklamat të cilat do shfaqen në Yahoo.

Gjëndja aktuale e bisedimeve mbetet e paqartë. Zëdhënës të Yahoo dhe të Microsoftit refuzuan të komentonin mbi këtë çështje.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

{ 1 trackback }

Previous post:

Next post: