Një gjykatë Federale Apeli ka nxjerrë një vendim i cili ndalon shitjen e programit të famshëm Word nga Microsofti. Ky vendim i gjykatës do jetë efektiv nga 11 Janari.
Microsoft ka deklaruar se një vendim i tillë do ndalojë shitjen e të gjithë versioneve të disponueshme të Microsoft Word dhe Microsoft Office.
Sipas Microsoft, ai dhe publiku i tij do jenë të dëmtuar nga ky vendim nëse Wordi do largohet nga tregu. Përgjigjia e Gjykatës ka qënë që vendimi i marre nga ta nuk do ndikojë tek shitjet e bëra para hyrjes në fuqi të vendimit.
Ndaj Microsofti mund të ofrojë suport teknik për versionet e vjetra megjithë thyerjen e “patentës së programeve”, derisa ai të rregullojë pozicionin e tij.
(via: boston.com)
axhiornim: Microsofti duhet të rimbursojë një kompani programesh Kanadeze me një shumë prej 290 milionë $, për këtë thyerje të patentës!
Ajo që bie në sy është fakti që para disa ditësh, Microsoft China pati një konflikt me plurk.com për një situatë analoge, vjedhje kodi, gjithashtu në këtë rast faji u pranua nga Microsoft dhe u kërkua zyrtarisht falje!








{ 6 komente… lexoji këtu poshtë oseshto një }
Me behet jashtezakonisht shume qejfi… kane vite qe jane ne pozicion dominues ne treg dhe perfitojne nga marreveshje ne kufirin e ilegalitetit.
.-= Indrit Maraku´s last blog ..YouTube, inovacioni me i madh i dhjetevjecarit ne social media =-.
Nuk e di po ne kete moment me duket sikur microsofti me te vertete duket ne nje pozicion jo komod… para ca ditesh u akuzua nga plurk.com… tani nga nje kompani e cila mori nje vendim ne favor te saj nga gjykata… BE disa here e ka denuar me gjoba te majme….
sna mbetet vetem te presim çfare do ndodhe tjeter lol
Nuk e mora vesh cfare komponenti te Word kane kopjuar?
.-= Mandi´s last blog ..pict0023 =-.
@Mandi, jane akuzuar nga kompania kanadeze i4i, per perdorimin e gjuhes Xml…. Microsoft sipas gjykates ka thyer ne menyre te qellimshme te drejtat e autorit… per versionet 2003 dhe 2007 te Wordit
Microsoft ngadal po e humbe ate epitetin e liderit ne treg dhe gjithashtu koheve te fundit ndaj saj jane shqiptaur dhjetra gjoba te majme, thjesht nuk e di se ku do te ndalet kjo!
Vendim i pa drejt i pa drejt i Microsoft i cili padrejtësisht e ka kthyer tregun e informatikës në një monopol duke shkelur shpesh të drejtën e autorit për shumë programe siç është shembulli i Office Word.
Z. Gejts thot mos bëjë çfarë bëjë unë por bëjë si them unë.
.-= Irvi Hyka´s last blog ..Principata e Topiajve =-.