Microsoft Security Essentials, Antivirus falas

by Denisi

Post image for Microsoft Security Essentials, Antivirus falas

Më në fund është lëshuar nga Microsoft versioni i parë zyrtar i Microsoft Security Essentials, një antivirus falas për të gjithë kompjuterat e pajisur me sistemin operativ Windows. Në veçanti, tre sistemet e fundit ose Windows XP (të paisur me Service Pack 2 ose 3), Windows Vista dhe të riut Windows 7.

Sipas kompanisë, qëllimi është që të sigurojë, për çdo përdorues, një instrument për mbrojtjen e kompjuterit nga viruset, spyware dhe malware, pa pasur nevojë për blerje të paketave (software) të palëve të treta.

Pasi ta keni shkarkuar dhe instaluar, antivirusi do të axhornohet automatikisht nga teknologjia Dynamic Signature Service. Përveç karakteristikave minimal të sistemit qe kërkon ky antivirus mund të instalohet në prani të një antivirusi tjetër, në mënyrë që të ketë një mbrojtje të dyfishtë.

Si mendoni a do jete ky një produkt në të njëjtin nivel me antiviruset e famshëm?  Meqenëse është versioni i parë duhet provuar dhe konfrontuar. Na jepni mendimin dhe gjykimin tuaj mbi këtë produkt.

download Shkarko falas Microsoft Security Essentials

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: