Ky është një truk i cili ju lejon të shkarkoni nga Megaupload pa pasur nevojë të prisni, gjithashtu Skipscreen bën pak a shumë të njëjtën gjë, por nëse nuk dëshironi të prisni për të shkarkuar në Megaupload apo nuk keni dëshirë të instaloni plugin-in skipscreen atëherë mund të përdorni trukun e shpjeguar më poshtë.( i testuar dhe funksionon
)
Që ky truk të funksionoje duhet të keni në përdorim browserin Firefox të Mozilla-s.
1. Vizitoni faqen e Megaupload me linkun që dëshironi të shkarkoni.
2. Vendosni fjalët/kodin që ju kërkohet për të kaluar procesin captcha si zakonisht.
3. Tani, pasi koha e pritjes ka filluar të kalojë, duhet të shkoni tek opsionet e firefox View –> Page Style –> No Style.
Pasi të selektoni opsionin No Style, faqja do duket si në imazhin e vënë më poshtë, do vini re edhe linkun ku thotë Regular Download, klikoni mbi të dhe shkarkimi do fillojë.
Nëse dini ndonjë truk tjetër mund te shkruani te komentet, na tregoni edhe ne.









{ 2 komente… lexoji këtu poshtë oseshto një }
Tek mua nuk ka filluar akoma, po pres sekondat
Kane kohe qe e kane hequr ate opsione