Mburoja e zerit. Stop pergjimi!

by Einar

mburoja_zerit_audio_eklipsiSiguria e bisedave telefonike tanimë është realitet me anë të “mburojës së zërit” – “sound shield”.
Joe Paradiso dhe Yasuhiro Ono, inxhinierë të MIT (Massachusetts Institute of Technology), në propozimin e brevetës e përshkruajnë si “një sistem të aftë të mbajë të sigurta frazat dhe faktet konfidenciale, duke eliminuar në mënyrë diskrete por efikase cilin do qe identifikohet si spiun potencial.

Infrastruktura e mburojës së zërit shpikur nga dy inxhinierët amerikanë, bazohet mbi punën e disa sensorëve të cilët vendosen në muret e shtëpisë, përbëhen nga mikrofonë, altoparlantë, sensorë lokalizimi me rreze infra të kuqe, pjesë te tjera elektronike të cilat janë të nevojshme të krijojnë lidhjen e të gjitha aparaturave në rrjet dhe në një server.

audio_vale_zeri_eklipsi

Sistemi aktivizohet i gjithi me anë të një programi i cili instalohet në një kompjuter normal, PC desktop, i cili pasi vihet në punë është i aftë të krijojë, me anë të sensorëve, një hartë të personave të cilët ndodhen afër kompjuterit dhe përdoruesit të tij. Me pas sistemi do te indefikoj personat të cilët ndodhen në një distancë të afërt të mjaftueshme qe mund të jenë pjesëmarrës në bisedë dhe gjithashtu cili ndodhet në një largësi të konsiderueshme apo shumë larg dhe mund të jetë një përgjues potencial.

Në këtë pikë hyjnë në mes Altoparlantët, të cilët drejtojnë në mënyrë precize dhe të selektuar një perzerje zhurmash, ambientale apo zhurmë zyrash të rastësishme, kundrejt spiunëve, duke bërë të mundur që të dëgjohet zhurma por jo biseda në fjalë.

Duhet thënë, që nuk bëhet fjalë për një “ide të re”, por kërkuesit në fjalë insistojnë në faktin që sistemi që ata kanë krijuar është shumë efikas dhe jo si të tjerët e mëparshëm të cilët kishin një distancë fikse ndërmjet përgjuesve dhe altoparlantëve, mënyrë e cila nuk arrinte qëllimin e kërkuar në mënyrë optimale.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: