Mbroni llogarine tuaj te Twitter

by Einar

Mbroni llogarinë e Twitterit

Gjatë 2009, kemi parë shpeshherë “balenën” e Twitter 🙂 dhe sulme të herë pas hershme na kanë detyruar të qëndrojmë jashtë llogarisë tonë. Në parashikimet e 2010 McAfee ka raportuar që rrjete sociale si Twitter dhe aplikacionet nga palë të treta do jenë viktimat më të preferuar të sulmuesve!

Disa nga aplikacionet e palëve të treta si, Bit.ly dhe TinyUrl ju ofrojnë përdoruesve një mënyrë për të shkurtuar URLtë e tyre, në këtë mënyrë cicërimat e tyre nuk e kalojnë gjatësinë e 140 karaktereve.
McAfee ka raportuar se URLtë e shkurtuara mund të ndihmojnë njerëzit dhe shërbimet që tentojnë të bëjnë një sulm ndaj Twitterit. Përdoruesit e këtyre shkurtuesve tanimë janë familjarizuar me këto linke dhe nuk tregojnë kujdesin e duhur si më parë.

Më poshtë keni të shpjeguar disa mënyra se si të mbroni llogarinë tuaj të Twitterit nga çdo kërcënim të sigurisë së tij.

Kujdesi ndaj Fjalëkalimit

1. Mos tregoni asnjëherë, asnjërit, fjalëkalimin tuaj.
Fjalëkalimi i jep të tjerëve hyrje të plotë tek informacionet tuaja private. Këshilloj të mos i jepni asnjëherë fjalëkalimin tuaj edhe nëse ndonjë ju kontakton duke pretenduar se është përfaqësues zyrtar i Twitterit! Vetëm ju duhet të dini fjalëkalimin tuaj.
2. Ndryshoni fjalëkalimin në mënyrë të rregullt.
Njerëzit zakonisht fiksohen me një fjalëkalim për muaj apo vite me radhë. Një gjë e mirë do ishte të mësoheshit me ndryshimin e fjalëkalimit tuaj çdo 2-3 muaj. Shënojeni datën në ndonjë kalendar që të mos harroni ta ndërroni.
3. Krijoni një fjalëkalim të fortë.
Fjalëkalimet zakonisht krijohen duke menduar diçka personale apo ndonjë kujtim personal. Prandaj ju duhet të krijoni një fjalëkalim të vështirë që nëse ndonjë tenton ta gjejë atë, ta ketë të vështirë. Më parë ju kemi sugjeruar një mënyrë origjinale për të krijuar fjalëkalim të fortë.

Krijoni një BackUp për cicërimat tuaja

Ekzistojnë shërbime të ndryshme të cilat ju ofrojnë një mënyrë për ti ruajtur ato. Kjo mund të ndihmojë, nëse ndodh që ju bini viktimë e ndonjë sulmi, atëherë do keni një mënyrë për të rivendosur cicërimat në llogarinë tuaj. Më poshtë keni tre shërbime që mund të përdorni.

TweetBackup
BackupMyTweets
Backupify

Kontrolloni herë pas here me çfarë shërbimesh është e lidhur llogaria juaj e Twitter

Parashikimi i McAfee për 2010 është që aplikacionet e palëve të treta do jenë një nga arsyet kryesore për sulmet ndaj sigurisë tuaj. Ndaj herë pas here shikoni çfarë aplikacionesh janë të lidhura me llogarinë tuaj. Nëse ndonjërin prej tyre keni kohë që nuk e përdorni, mos e lejoni më të lidhet. Nëse më vonë do ju duhet sërish të përdorni atëherë mund të rilidheni sërish. Logohuni në Twitter, shkoni tek Settings, pastaj tek Connections, dhe klikoni Revoke Access.

Lidhjet Me Aplikacionet e Treta

Lidhjet Me Aplikacionet e Treta

Bllokoni dhe Raportoni Spamuesit

Llogaritë e spamuesve në Twitter zakonisht kanë cicërima që përsëriten dhe thonë të njëjtën gjë, duke tentuar te ju shesin ndonjë produkt apo shërbim. Nëse kontaktoheni nga ndonjë spmaues, ju mund ti bllokoni dhe raportoni tek Twitter. Në pjesën e djathtë (sidebar) keni një zonë të quajtur “Actions”. Do shikoni gjithashtu nje link “Report to Spam”. Në këtë mënyrë mund të lajmeroni tek Twitter llogarinë e spamuesit, në këtë mënyrë ata do hetojnë nëse lajmërimi juaj është i saktë apo jo. (Mos abuzoni me këtë opsion pasi mund të jeni ju që ndëshkoheni nëse nuk tregoheni të saktë)

Raporto

Shikoni URLnë e shkurtuar para se të klikoni

Shërbime të shumta ju lejojnë të shikoni para se të klikoni mbi një link, për të parë se ku ju dërgon.

Një listë me adresa interneti që jua ofrojnë këtë gjë.

1.ExpandMyURL
2. Expandurl
3. LongURL
4. Long URL Please
5. PrevURL

Ekzistojnë edhe 2 add-one të Firefox të cilët ju lejojnë të shikoni adresën e plotë pa e klikuar atë.

LongURL Mobile Expander
Long URL Please

Nëse përdorni shërbimin Tweetdeck, ai ka opsionin i cili ju lejon të shikoni Url para se ta klikoni.

Cilat janë mënyrat tuaja të mbrojtjes?

{ 1 comment… read it below or add one }

Dardan January 23, 2010 at 10:24 am

Une si nje i ri ne twitter kam nevoje per kete artikull :P.
Shume artikull i bukur, i paster dhe i shkruar qarte(si te gjitha artikujt ketu).
.-= Dardan´s last blog ..Faqet shqiptare nga të cilat mund të keni fitime =-.

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: