Mbroni kompjuterin nga USB

by Denisi

virus-pendrive-eklipsiUSB-të kanë avantazhin që janë të vogla, të lehta dhe gjithashtu të nevojshme për të transportuar file të mëdha apo të vogla. Sidoqoftë, me gjithë këto avantazhe, mbartin rrezikun e infektimit nga viruse, trojan, worm dhe malware të tjerë të kompjuterit tuaj.

Nevoja më e madhe zakonisht ndihet në raste kur ndodheni në zyra, shkolla, ku informacione dhe dokumenta të rëndësishme pune/shkolle transportohen me anë të USB-ve. Viruse të reja dhe të pakapshme nga antiviruset mund të futen në Kompjuterin tuaj nga këto USB që përdorni. Megjithëse mund të bëhet fjalë edhe për miqtë tuaj të cilëve ju besoni, ju mund të ndiqni disa hapa për tu ruajtur nga këto infektime.

Perveç faktit të përdorimit të një antivirusi të axhiornuar rregullisht, ju duhet të çaktivizoni opsionin Autorun për USB. Shumica e viruseve shpërndahen ndërmjet këtij opsioni Autorun, pasi nuk kërkon ndërhyrje nga përdoruesi (klikim mbi të).

Ndaloni viruset duke ndaluar Autorun:

Klikoni në: Start > Run > gpedit.msc dhe jepini enter

prevent-virus-autorun-disable-eklipsi

Shkoni tek Computer Configuration > Administrative Templates > System. Zbrisni poshtë për të çaktivizuar autoplay dhe klikoni dy here mbi “Turn off Autoplay”.
prevent-virus-autorun-disable-2-eklipsi

Në dritaren që shfaqet, selekto enabled. Pastaj selektoni opsionin All drives ku thotë Turn off Autoplay. Info: Ky opsion do ju mbrojë vetëm nga USB dhe HD e jashtëm. (jo nga CD audio/video)
prevent-virus-autorun-disable-3-eklipsi

{ 1 comment… read it below or add one }

Gjergji Kokushta May 31, 2010 at 11:02 am

Nje praktike krahas kesaj eshte edhe krijimi i nje dosje me emrin autorun.inf ne harddiskun tuaj. Brenda kesaj dosje krijoni nje dokument tekst (.txt) ku mund te sqaroni egzistencen e kesaj dosje dhe e ruani.

Dosjes i jepni karakteristikat “read only” dhe “archive” dhe “hidden” duke ia aplikuar dhe dokumentave brenda saj.

Ne kete menyre edhe nese file i infektuar arrin te hyje ne kompjuterin tuaj nuk mund te ekzekutohet pasi egzistenca e dosjes autorun.inf nuk lejon kopjimin ne harddiskun tuaj te file autorun.inf – i cili ka si detyre egzekutimin e virusit kur hapet kompjuteri.

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: