Lufta e Browserave rifilloi, Safari,Chrome beta & IE8

by er10n

browser-war_eklipsiTani mund të thuhet që lufta e browserave po ndizet sërish. Pikërisht pasi Google vendosi në dispozicion browserin e tij Chrome në versionin beta, sërish, edhe Microsofti nuk ka vonuar dhe ka bërë të ditur që do lëshojë edhe ai versionin Internet Explorer 8. Ashtu siç premton Google, një version të Chrome akoma më të shpejtë, premton edhe Microsofti për IE8. Të mendosh që para disa javësh edhe Apple vuri në dispozicion një version të ri të browserit Safari.

Microsofti ka disa kohë që bën testimet për IE8. IE8 RC1 të gjithë besoj e kemi provuar herë pas here qëkur është vënë në dispozicion për shkarkim nga Microsofti. Herë pas here, në sensin jo me të njëjtën frekuence që përdoret Firefoxi nga shumica e përdoruesve, kjo për faktin që Internet Explorer është relativisht më i ngadalte. Megjithatë Microsofti ka premtuar që versioni përfundimtar i IE8 punon dhe karikon më shpejt faqet e internetit.

Premtimet e Microsoftit gjithashtu janë që IE8 përfundimtare do ketë më shume opsione, reklamimi që po i behet thotë që do përmirësohet eksperienca e përdoruesve të tij dhe karikimi i faqeve do jetë shumë më i shpejtë.

Në fakt në deklaratën e Microsoftit për shtypin, pretendohet që IE8 është browseri më i shpejtë në treg sot, gjithashtu në nivelet më të larta rreth karikimit të faqeve.

Përveç shpejtësisë së përmirësuar, IE8 gjithashtu synon të bindë përdoruesit të cilët kanë kaluar në përdorimin e Firefoxit duke ju premtuar edhe një siguri më të madhe me opsionet e reja të tij. Microsofti citoi një studim të NSS Labs ku thuhej qe IE8 kishte kapacitetin për të bllokuar faqet e infektuara nga dy në katër herë më shumë se rivalët e tij.

IE8 është i disponueshëm tani për shkarkim. Para se të shkarkoni browserin mund edhe të shikoni opsionet e reja të tij.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: