Më poshtë do gjeni disa nga këta motorrë kërkimi, do vini re që me anë të tyre eksperienca mund të jetë më e këndshme dhe rezultatet gjithashtu mund të ju duken më interesante.
Motorrë kërkimi për Social Media
1. CrowdEye
CrowdEye skanon tweets, retweets dhe linket në Twitter për të gjetur më shumë rezultate. Rezultati që shfaqet është në formë grafiku ku tregohet popullariteti i termit të kërkimit në tre ditët e fundit. Kjo lë përshtypjen që informacioni që shfaqet është i tepërt por duhet pranuar që rezultati shpaloset në një mënyrë të kuptueshme dhe është e lehtë të gjesh atë që kërkon.
2. Topsy
Funksioni i Topsy është të kërkojë Twitter-in për linke rreth termit që ju nevojitet. Topsy i rendit rezultatet sipas saktësisë së termit të kerkimit tuaj, dhe influencën që ka patur mbi atë link nga përdoruesit e twitterit (nr e retweet-eve).
3. Collecta
Collecta kërkon brenda Flickr, komentet në postimet nëpër blogje, Twitter, Jaiku, Identica edhe artikujt nëpër adresa dhe blogje për të shfaqur rezultatin e përshtatshëm bazuar në kërkimin tuaj. Në pjesën e djathtë, ju mund të filtroni update-et e Twitter-it dhe të shikoni edhe Fotot.
4. Scoopler
Scoopler tërheq informacionet nga Twitter, gjithashtu edhe nga adresa të tjera si Youtube, blogjet, Flickr, Twitpic etj… për t’ju shfaqur artikujt e fundit, fotografitë dhe videot.
5. Icerocket
Icerocket kërkon eksluzivisht blogjet, feeds dhe adresat social media.
6. Trackle
Trackle nuk është si të gjithë motorrët e kërkimit, ai ka një opsion nga i cili mund të selektosh kërkimin duke u bazuar në disa kategori si: Udhetimet, Aksionet e Burses, Thashethemet rreth Vipave, Shëndeti etj etj.
Kur ju selektoni një kategori, mund të vendosni deri në tre fjalë njëherësh për të kërkuar. Nëse do ketë rezultate të disponueshme atëhere ju mund të lajmëroheni me SMS, email të përditshëm, email i menjëhershëm ose mund të shikoni direkt adresën dhe ti konsultoni rezultatet.
Pak a shumë ky opsion për njoftimin ngjan me Google Alerts, por me një lehtësi më të madhe në kërkim se Google.
7. OneRiot
OneRiot analizon linket që personat bëjnë share në adresa si Digg dhe Twitter pastaj indexon përmbajtjen për ta parë ju. Rezultati është gati gati në kohë reale.
Keni ndonjë sygjerim për ndonjë motorr kërkimi tjetër? Na e thoni në komentet mëposhtë.













