Linux i gatshem per usb 3.0

by Denisi

Tux-G2
photo credit: jorel314

Tani në linux është e mundur të përdorim versionin më të përparuar dhe më të shpejt të usb atë 3.0 (SuperSpeed USB).

Sarah Sharp, zhvilluese e Intel Open Source Technology Center, tregon blog-un e saj se si të aktivizojmë USB 3.0 (SuperSpeed USB) në Linux.

Driver-in xHCI “eXtensible Host Controller Interface” që Sarah Sharp ka përdorur në kernel-in e saj është zhvilluar nga Intel me 18 muaj. Ky driver është tërësisht publik dhe së shpejti do të integrohet në kernel-in zyrtar te Linux-it. Kështu Linux-i bëhet i pari i sistem operativ që përdor USB 3.0

Ky lajm për përdoruesit e zakonshëm nuk do të ndryshojë gjë, për shkak të mungesës së pajisjeve që përdorin USB 3, keto pajise do te dalin ne treg ne fillim te 2010. Por ky është lajm i mirë për prodhuesit e hardware, të cilët kanë një mundësi për të testuar pajisjet e tyre nën Linux.

Tani për tani testet e USB 3.0 kanë arritur vetëm 3.5 herë shpejtësinë e USB 2.0. Por Intel mendon se me përparimin e zhvillimeve do të arrijë 4,8 Gb/s (të barabartë me 10 herë më shumë se Versioni 2). Për informacione të tjera mbi këtë standard dhe specifikat e ti mund te lexoni këtë post: USB nga origjina deri te USB 3.0 (te gjitha karakteristikat dhe specifikat teknike)

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: