Lexoni wsj pa patur nevoje te paguani

by Einar

wsj

wsj

Ndoshta jeni në dijeni të programit First-Click-Free i cili ka më shumë se 3 vjet që ofrohet nga Google.

Nëse nuk jeni në dijeni:
First Click Free është një mënyrëpublikuesit përdorin për të ndarë lajmet e tyre, për të cilat nevojitet “regjistrim”, me lexuesit e Google News. Të gjithë artikujt të cilët lexohen nëpërmjet Google News evitojnë murin e regjistrimit. SearchEngineLand e ka shpjeguar vite më parë.

Ideja/Qëllimi që qëndron pas këtij programi:
Përdoruesit testojnë faqet e ndryshme mbi cilësinë e lajmeve që ofrojnë para se të vendosin të paguajnë për tu regjistruar tek ata.

Këtu shpjegohet se si publikuesit mund të aderojnë tek ky program i Google.

Një nga faqet më interesante që merr pjesë në këtë program (për të cilën shumë nuk janë në dijeni) është dhe e famshmja Wall Street Journal.

Me detaje keni të shpjeguar më poshtë proçedurën që duhet të ndiqni (pa instaluar plugine dhe që punon me çdo browser).

Pasi vizitojmë www.wsj.com lundrojmë tek artikujt që na interesojnë dhe shikojmë që disa nga ata janë të disponueshëm vetëm për lexuesit e regjistruar.

(Psh) Në seksionin e Teknologjisë shikojmë disa nga këta artikuj.

Artikuj me pagese

Artikuj me pagese

Klikojmë tek njëri prej tyre dhe shikojmë që na shfaqet kjo pamje.

Artikulli i klikuar tek WSJ

Artikulli i klikuar tek WSJ

Selektojmë titullin e artikullit, klikojmë me të djathtën mbi pjesën e selektuar, pastaj klikojmë tek opsioni kërko në Google.

Pas selektimit kerkojme ne Google

Pas selektimit kerkojme ne Google

Do vëmë re që në Google na shfaqet në vënd të parë i njëjti artikull postuar tek faqja e WSJ. Klikojmë sërish mbi të!

Klikojme tek rezultati pas kerkimit ne Google

Pas selektimit kerkojme ne Google

Tashmë do vëmë re që artikulli është hapur i plotë dhe mund të vazhdojmë me leximin e tij.

Artikulli i plote ne WSJ

Artikulli i plote ne WSJ

Duhet specifikuar fakti që, kjo mënyrë fitimi nga WSJ (Lexuesit e regjistruar që paguajnë) është mëse e kuptueshme, pasi në këtë mënyrë sigurojnë veten e tyre nga rënia e të ardhurave nga reklamat. Gjithashtu Autorët dëshirojnë të paguhen.

Sidoqoftë arsyeja se pse kjo mënyrë funksionon nuk ka të bëjë me një dobësi të WSJ për të siguruar artikujt e saj! Arsyeja është Trafiku që Google News i siguron faqes WSJ. Me sa duket për WSJ është më e dobishme kjo e fundit ndaj vazhdon të jetë i disponueshëm leximi i artikujve me pagesë.

Ps: Nëse ndonjë artikull nuk funksionon do të thotë që nuk është indexuar akoma nga Google në motorin e tij të kërkimit.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: