Lehtësoni memorien RAM me Svchost viewer

by Denisi

E keni pyetur ndonjëherë veten se pse ne Windows janë ne ekzekutim kaq shume procese te svchost.exe ? E keni pyetur veten se çfarë pasojash mund te kenë për sistemin nëse i ndaloni ?

Nëse jo dhe për me tepër nëse nuk e keni idenë se çfarë procesesh janë momentalisht ne përdorim, shtypni Ctrl+Alt+Del dhe një tabele me emrin Task Manager do shfaqet. Tabela e proceseve ne Task Manager, ju jep mundësine te shikoni një liste te plote dhe këtu do shikoni një numër te madh procesesh svchost.exe, ndjekur nga pjesa tjetër e proceseve.

Proceset svchost.exe mund te jene një mister për shumicën e përdoruesve. Dmth ato po përdorin një sasi te madhe te memories se kompjuterit, te cilët janë startuar pa dijeninë tuaj dhe ju mund t’ju linde kurioziteti. Kurioziteti shtyn personat te kërkojnë te gjejnë një zgjidhje, ose te paktën te kuptosh për çfarë shërbejne procese te tilla si svchost.exe

Pas një kërkimi ne internet, një artikull nga Microsoft-i e shpjegonte ne këtë mënyre.

Svchost.exe është një proces gjeneral për shërbimet qe përdorin libraritë nga dynamic-link (DLL-te).

Kjo nënkupton qe svchost.exe është nje aplikacion qe përdoret për te karikuar shërbimet qe ju nevojiten file-t DLL.

Megjithatë kurioziteti nuk mbaron këtu, mund te linde nevoja te kuptosh edhe shërbimet ne specifike qe përdoren. Pas një kërkimi ne Google një program qe quhej Svchost viewer mund te shërbente për qëllimin.

Svchost viewer është një program i thjeshte qe analizon sistemin tuaj për te gjitha proceset ne përdorim nga svchost.exe dhe te tregon me imtësi se për çfarë po përdoret.

Gjithashtu do te te tregoje edhe sasinë e memories qe secili nga svchost po konsumon dhe numrin e proceseve qe ka hapur.

Kur fillimisht startoni Svchost Viewer, do i duhen disa sekonda për te analizuar sistemin tuaj dhe pastaj do ju shfaqe te gjitha proceset qe përdoren nga svchost.exe, ndjekur nga ID ne formën e një menuje.

Klikoni ne ndonjë nga proceset individualisht te shikosh me shume te dhëna rreth procesit ne fjale, si numri i shërbimeve për te cilët është përgjegjës, numri i aktiviteteve dhe sasia e memories qe po konsumohet nga ky proces. Zgjeroni menunë dhe do keni mundësi te shikoni akoma me shume informacione për proceset individuale me një përshkrim te detajuar.

Gjeja me e bukur e Svchost viewer është qe nuk ka nevoje për instalim. Ju jepet si një program qe mund te startohet edhe pa e instaluar gjithashtu mund ta spostoni edhe ne një USB. Shume e nevojshme nëse dëshironi te kontrolloni kompjuterin e ndonjë mikut tuaj.

Svchost viewer eshte nje program i cili ju afron me shume me sistemin operativ qe po perdorni. Mund te jete i nevojshem edhe per te kursyer memorie RAM duke kontrolluar proçeset dhe duke ndaluar ata te cilet nuk jane te domosdoshem per sistemin.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: