LeanBack & CouchMode

by Einar

Post image for LeanBack & CouchMode

LeanBack dhe CouchMode:
Leanback i YouTube është oferta e fundit menduar-për-tv nxjerrë në përdorim për përdoruesit e faqes.

YouTube Leanback

YouTube Leanback

Leanback ofron një eksperiencë të thjeshtuar tejmase të YouTube, me komanda të lehta direkt nga tastiera, një ndërfaqje të “kërkimit” të avancuar, një UI (User Interface) të këndshme për të lundruar midis klipeve të ndryshme. Sigurisht që kjo është menduar për GoogleTV. Funksionon në të gjithë browserat.

Vimeo Couchmode

Vimeo Couchmode

Jo me shumë ndryshime nga LeanBack i YouTube, “Couch Mode” i Vimeo i jep mundësinë të gjithëve zotëruesve të një Connected TV ose browser i cili e suporton të shikojë dhe të lundrojë në përmbajtjet e faqes në ekran të plotë me një ndërfaqje të optimizuar dhe një kërkim të inkorporuar. Ndërkohë që Couch Mode është i optimizuar për TV, përdoruesit mund të lidhen me të dhe me anë të browserave (duke supozuar që ata po përdorin Safari ose Chrome). Pasi couch mode ka vartësi të mëdha në HTML5, CSS dhe në kodimin H.264, Internet Exploreri i Windows nuk ofron këto mundësi dhe Mozilla me Opera kanë refuzuar të suportojnë formatin H.264, ndaj me këto të fundit mund edhe të mos provoni ta hapni.

Interesant është fakti, që fokusimi i “videove” po ndërron nga Smart Phone tek Televizorët e lidhur me internet.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: