Laptop ?! Ja disa keshilla

by Denisi

Blerja e nje laptopi eshte diçka qe mund te ju duket e komplikuar per shkak te shumellojshmerise se opsioneve te konfigurimit qe ofrojne.

Me poshte kemi vendosur disa keshilla qe mendojme qe dikush para se te bleje nje Laptop duhet te konsideroje, ne kete menyre mund te zgjidhni pikerisht laptopin qe me shume ju nevojitet.

1-Pesha
Sa me i lehte te jete laptopi, aq me e kollajte eshte spostimi i tij. Cmimet zakonisht kane nje raport te kundert me peshen e laptopeve. Sa me i lehte te jete laptopi aq me shume do kushtoje.

Nje raport tjeter eshte ne lidhje me opsionet e nje laptopi qe ndikojne ne peshen e tij, dmth nese ka nje karte grafike te fuqishme, apo ekran me te gjere. Laptopi rrjedhimisht do jete me i rende dhe me i kushtueshem, kini kujdes rreth kesaj gjeje.

2-Konsumimi i Energjise
Jeta/kohezgjatja e Baterive eshte kritike per shume perdorues qe udhetojne shpesh. Gjate nje pune te gjate ne laptopin tuaj, nje i tille i blere me nje shpenzim normale ose me mire me nje buxhet te ulet blerjeje, do ju jape pak a shume nje kohe prej 2.5 gjer ne 3 ore bateri. Nje laptop nje cike me i kushtueshem dhe me i mire do ju jape 4 ore me siguri.

Keto jane kohe baterie normale per bateri 6-cell, baterite me 9-cell kane kohe me te gjata harxhimi. Sidoqofte, konsumimi i baterise ndryshon nga prodhuesi ne prodhues dhe nga modeli ne model. Opsione te tjera plus, mund te rezultojne ne nje zgjatje te kesaj kohe konsumimi. Nese jeni shume kohe ne udhetim, konsumimi i baterise kthehet ne nje faktor kritik qe duhet konsideruar.

3- Fuqia e Proçesorit
Laptopet jane zakonisht me te shtrenjte se sa Desktopet me opsione dhe specikime te njejta. Esenciale eshte te zgjidhni nje nivel te proçesorit qe ju nevojitet momentalisht dhe gjithashtu te jete i mjaftueshem edhe per nje te ardhme jo te larget.

Nese ju nevojitet vetem per pune zyre, nje nivel si psh Single core Celeron eshte mese e mjaftueshme. Nese jeni te apasionuar pas multimedias, rekomandoet nje Core 2 duo ose i ngjashem.

4- Garancia
Laptopet qe zakonisht blihen ne dyqane kane nje garanci qe mund te varioje nga 1 vit e me shume. Garancite Internacionale mund te lejojne qe nese e blini laptopin ne nje shtet dhe spostoheni ne nje tjeter ne rast difekti, mund ta dergoni ne dyqanet e riparimit te shtetit ku ndodheni, ndonje nga deget e tyre ne shtetin tuaj.

Shumica e garancive lejojne qe te riparohen laptopet te cilet nuk kane deme fizike apo te zevendesohen pa shpenzuar asgje ne vitin e pare dhe ne vitet e tjera te vene ne dispozicion te klientit pjese te kompjuterit me nje çmim te konsiderueshem.

Kontrolloni garancine qe ofrohet me lapotpin

5- Sistemi Operativ
Per shumicen e perdoruesve, sistemi operativ luan nje rol te rendesishem. Nese dikush zgjedh Windows Vista, laptopi normalisht do jete me i kushtueshem, pasi ky sistem ka nevoje per hardware-et me te fundit per te funksionuar sa me mire.

Sigurisht, keto jane shifra qe duhet te pagohen per nje sistem te tille, te ketij niveli. Sistemet operative te fundit dhe me te mirat kushtojne. Megjithate bleresi mund edhe te zgjedhe midis Linux, Windows Xp apo Mac OS X.

6- Marka ka rendesine e vet
Eshte e lehte te zgjedhesh edhe marka laptopesh te panjohura per ju, per arsyen e çmimeve te ulta qe ofrojne, por kjo nuk do te thote aspak qe do keni vlere apo kualitet me te madh. Shume nga kompanite e panjohura kane mungesa ne pjeset e kembimit, garanci jo te favorshme, dhe konfigurime te kompjuterave te jostabel.

Sigurohuni qe te keni lexuar mjaftueshem kritika apo vleresime rreth firmes prodhuese nga e cila deshironi te blini nje laptop.

Keto jane disa keshilla te cilat mendojme qe jane te vlefshme ne krijimin e nje ideje per blerjen e nje Laptopi , nese keni ndonje gje te shtoni jeni te lutur te komentoni , postimi mund te editohet dhe te shtohen sygjerimet tuaja.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: