Kujdesi ne “Shopping online” !!!

by Denisi

Jemi ne 2009 , njerezit tani preferojne te blejne edhe ndermjet internetit.Kjo per shume arsye , per te kursyer dhe avantazhe te tjera…

Avantazhi kryesor eshte pasi ju lejohet njerezve te lundrojne neper kategori te ndryshme pa u larguar nga shtepia , te krahasojne cmimet ne sa dyqane online te kene deshire , gjithashtu te porositin sa me shume artikuj qe mund tju lejoje xhepi pa u merakosur se si do ti transportojne ato , pasi “online-shopping” dyqanet online ofrojne edhe sherbimin e dorezimit ne shtepine e bleresit. Per me teper Interneti eshte i hapur 24/24 , 365 dite ne vit , pra nuk ka arsye per tu nxituar apo per tu shqetesuar per te gjetur vend parkimi.

Njerezit normalisht kane impresionin qe blerjet online nuk jane te sigurta. Blerjet online jane me te sigurtat – derisa masat dhe kujdesi juaj eshte i duhur gjate blerjes. Si ne cdo lloj aktiviteti , secili duhet te jete i kujdesshem kur ben keto operacione ne internet.

Me poshte keni te seleksionuar nje liste ku shpjegohet cfare duhet bere dhe cfare jo , gjate blerjes ne internet te produkteve/sherbimeve.

#1 Blerje nga ndermjetes te trete qe ofrojne sherbime.

Egzistojne disa ndermjetes te cilat ofrojne sherbime per blerjet ne internet si Clickbank , eBay , Paypal , Amazon etj. Keto adresa ofrojne nje mbrojtje te metejshme te bleresit. Disa nga ata sigurojne qe produkti dorezohet ne kohen e caktuar , vecanerisht nese eshte nje produkt digjital ose “Download” Shkarkim. Keto adresa akumulojne nje sasi te konsiderueshme informacioni ne lidhje me produktin dhe reputacionin e shitesit. Gjithashtu kane nje hapesire tregu te caktuar ku ju mund te krahasoni produkte te ndryshme ne te njejten kategori dhe zakonisht kane nje sistem per vleresimin dhe pershkrimin e produkteve. Kjo ndihmon bleresin te marre nje vendim te informuar rreth blerjes.

#2 Kerkoni ne Internet per me shume informacion

Nese ju deshironi te blini nje produkt apo sherbim nga nje adrese interneti , atehere duhet te beni nje kerkim ne motorret e kerkimit me te njohur per tu informuar nese egziston ndonje sinjalizim rreth produktit apo adreses ku ju do kryeni operacionin. Thjesht pas emrit te produktit apo sherbimit shtoni “scam” ose “fraud” / emrin e sherbimit ose adresen URL te faqes. Ne kete menyre mund te keni rezultate shume te çmueshme. Nese behet fjale per nje mashtrim do ta kuptoni menjehere.

Pastaj kaloni me shume kohe duke lexuar pershkrimet dhe komentet rreth produktit/sherbimit.

#3 Kerkoni Informacione rreth shitesit , hetoni paraprakisht

Normalisht , adresat qe ofrojne sherbime te tilla , vene ne dukje te bleresve informacionet e kontaktit ne faqet e tyre. Kjo perfshin Adresen fizike , Numra telefoni , 2 ose 3 adresa emaili dhe nje opsion per “Live-Chat”. Nese adresa ku ndodheni nuk ofron asnje nga keto opsione ose sidoqofte jane te vaketa , atehere ndoshta keni te beni me nje adrese jo-serioze. Eshte gjithmone me mire te kerkoni disa informacione rreth produktit para se te kryeni pagesen ndermjet telefonit , Live-Chatit apo emailit. Ju ne kete menyre do vini re kohen e pergjigjes dhe seriozitetin e tyre. Megjithese mund te ju rastise qe edhe adresa jo-serioze te kete nje sherbim kontakti efiçent , por ju mund ta kuptoni nga sjellja e tyre si “insistimi” apo “hiperbolizimi” i produkteve te tyre. Ju duhet tu kerkoni qe te ju sqarojne per te gjitha gjerat e pakuptimta apo detajet , para se te kryeni blerjen.

#4 Kerkoni per nje produkt prove

Adresa te ndryshme ofrojne nje periudhe 30 ditore te sherbimeve/produkteve te tyre. Disa adresa ofrojne “kthimin mbrapsht” te lekeve. “Kthimi mbrapsht” i lekeve shpesh sjell probleme dhe nuk eshte nje menyre efiçente e besueshmerise , nese ofrohet nje prove 30 ditore me te cilen mund te provoni produktin atehere ju do arrini te kuptoni ja vlen apo jo blerja e atij produkti. Mund te provoni 3-4 produkte te ndryshme dhe ti krahasoni , para se te vendosni kush eshte me i pershtatshem per ju.

#5 Blerja

Pasi te keni zgjedhur produktin qe deshironi te blini , shikoni nese shitja ofrohet ndermjet adresave te ndermjetesve si Clickbank , eBay , PayPal , Amazon etj. te cilet kane nje proçedure te sigurte te transaksioneve.

Nese produkti shitet ndermjet adreses se shitesit , shikoni te gjitha opsionet e pageses. Nese keni para syve nje nga ndermjetesit e mesiperm atehere eshte e sigurte blerja nga keto adresa. Nese nuk keni asnje nga keto opsione dhe shitesi pranon vetem karta krediti , duhet te verifikoni disa gjera.

1. Adresa e URL duhet te kete kete forme https:// dhe jo http:// ne kohen qe ju po plotesoni formularin e blerjes.

2. Ju duhet te gjeni Logon e çertifikates SSL si Verisign , Geotrust , Rapid SSL , Comodo etj. , diku ne faqen e formularit te blerjes.

3. Adresa nuk duhet te kerkoje me teper informacione sa eshte e nevojshme.

4. Shume nga Browserat e Webit suportojne “phishing filters” filtra te phishing. Aktivizimi i ketij opsioni do beje te mundur qe browseri juaj tju lajmeroje nese “X” apo “Y” adrese eshte e njohur per “phishing”

5. Me e rendesishmja: Lexoni termat dhe kushtet e kontrates te faqes qe ofron sherbimin me kujdes.

Kryerja e Blerjes

Nese nuk keni gjetur asgje qe nuk shkon kundrejt shitesit , atehere ju mund te vazhdoni me blerjen e produktit. Por gjate ketij proçesi duhet te keni serish te kujdesshem.

a. Mbyllni te gjithe programet dhe faqet e tjera te hapura perveç asaj ne te cilen po beni blerjes.

b. Fshini te gjitha “cookies” dhe “temporary files” nga “Internet Options” ne Panelin e Kontrollit “Control Panel”

c. Ndaloni te gjitha axhiornimet automatike. Programe te ndryshme mund te bejne axhiornime automatike pa dijenine e perdoruesit. Nese te kerkohet axhiornim , shtyjini duke i vendosur per nje kohe te mevonshme derisa te keni mbaruar me transaksionin.

d. Nese lidhja juaj e internetit ka probleme mos e filloni blerjen.

Te gjitha hapat e mesiperme ju sigurojne qe transaksioni te kompletohet pa nderprejre te browserit dhe ridrejtime ne faqe te ndryshme.

f. Gjithmone jepni nje email te sigurte dhe qe punon pa probleme , edhe nese nuk eshte ajo primare. Shites te ndryshem mund te kene nje status “spammer” dhe emaili i tyre mund te perfundoje te hapesira e spamit apo te filtrohet.

g. Mbani shenim te gjithe numrat dhe kodet e blerjes qe shfaqen gjate dhe pas operacionit te blerjes. Beni “Save” ruani keto faqe ne HD tuaj ose vendosni te faqet e preferuara ruajini ato ku ju keni dhene konfirmimin.

h. Pas pageses , megjithese nuk eshte e nevojshme , dergojuni nje email konfirmimi me nr apo kodin e blerjes dhe kerkoni tju informojne per statusin e porosise tuaj.

Pas Blerjes

Eshte gjithmone nje praktike e mire nese ju vendosni nje “feedback” ne forume apo blogje rreth eksperiences tuaj me produktet qe keni blere. Ndihmon te tjeret te bejne blerje te duhura dhe te sukseshme. Gjithashtu ndihmon shitesin ne permiresimin e produkteve apo sherbimeve te tij. Nese keni patur nje eksperience negative mos harroni ta raportoni ate.

Keto jane disa keshilla te thjeshta te cilat mund tju ndihmojne ne proçeduren e blerjes online. Mund te evitoni “mashtrimet” , “jo-seriozet” dhe faqet qe bejne “phishing” vjedhin informacionet…

Gjithashtu te jeni te sigurte qe ju do keni ndihme nga shitesit per çdo produkt te blere , ne kete menyre pse jo , ju mund te riktheheni 🙂

Blerje te mbare…

{ 2 comments… read them below or add one }

inoxxx February 20, 2009 at 10:22 am

1) çdo te thote transaksionet
2) te sigurta jo te sifurta
3) e shume gabime te tjera
shkarko fjalorin shqip per firefox-in 🙂
4) shkronjen ç me raste e perdor me raste jo
kur te mbarosh mund ta fshishe si koment.

Reply

admin February 20, 2009 at 2:30 pm

U korrigjuan te gjitha 😀 , faleminderit per sinjalizimet ….

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: