Tregoni kujdes me internetin ne Shqiperi!

by Einar

Online

Duhet të lexoni postën elektronike? Jeni administrator/moderator në ndonjë forum të rëndësishëm? Dëshironi të përdorni Facebook?

Kini kujdes kur përdorni Internetin në Shqipëri! U bënë disa raste që po dëgjoj nga miq të ndryshëm të cilët kanë rënë pre e një trendi të ri(?) shqiptar! Vjedhja e informacioneve personale! Fjalëkalime të Facebook, të dhënat personale të kartës së kreditit, fjalëkalime e-maili etj etj.

Viktimat tipike janë të rinjtë emigrantë të cilët futen dhe përdorin “Internet-Kafete” në qytetet e ndryshme shqiptare. Interneti, duhet pranuar, kohët e fundit po jeton një boom në përdorim dhe në Shqipëri. Kompanitë e ndryshme shqiptare po ofrojnë shërbime të reja dita ditës. Shtëpitë shqiptare po pajisen me kompjutera dhe me linja interneti dita ditës.

Problemi qëndron tek të rinjtë që kthehen me pushime, qëndrimi i tyre është disa ditor/javor dhe me shumë gjasa vizitojnë më shumë vëndet bregdetare dhe mundësia për një akses Interneti është shumë e limituar. Mundësia e tyre e vetme është pikërisht ndonjë nga të shumtat qëndra interneti ku ofrohet ky shërbim.

Çfarë ndodh? Ndodh që këto qëndra interneti kanë një “Administrator” (situata tipike: një çun i ri i cili gjatë kohës së punës lundron vetë në Internet dhe me anë të një programi administrues kontrollon orarin e aksesit të klientit për tarifa të caktuara).

Qëndrat e Internetit në Shqiperi kanë disa vite që kanë hapur dyert e tyre si një formë e re “biznesi” mjafton një hyrje (me qera) një numër i konsiderueshëm kompjuterash + një linjë interneti dhe ngrihet në këmbë një “biznes” i ri! Fillimisht kur shërbimi i Internetit ishte akoma i limituar shumica e këtyre qëndrave ofronin lojrat “multiplayer” si ProEvolution Soccer, CounterStrike apo Call of Duty, Interneti perdorej vetem per “Chat” me anë të programit mIRC ku shqiptarët komunikonin ndërmjet tyre ne servera te ndryshëm shqiptarë apo të huaj, më vonë me hyrjen e Internetit në masë dhe rritjen e kërkesës për një akses të tillë, kjo formë biznesi i lojrave (multiplayer) online u zevendesua në përdorimin në masë të internetit.

Tashmë me sa duket revanshi i ka kaluar rrjetit social “Facebook” sdq nuk mungojnë ata të paktë vizitorë që e përdorin për të lexuar postën elektronike apo për të kryer blerje online.

Problemi është se mosha tipike e Administratorit (të punësuarit) të këtyre qëndrave është ajo “adoleshente” dhe siç dihet një moshë e tillë është ajo e rebelimit. Të gjithë me një lundrim në internet ndihen “Crackers” (Hackers për adoleshentët) me akses të plotë tek të gjithë kompjuterat e qëndrës ku ata punojnë. Me një liri përdorimi të plotë të këtyre kompjuterave në fjalë, lëvizja tipike e tyre është instalimi i “keyloggers” në to dhe mbledhja e të dhënave të viktimës së radhës!

Shpesherë rastis të lexoni në statuset e miqve tuaj në Facebook, postime të ndryshme ofenduese/denigruese të cilat padyshim ju që i njihni miqtë tuaj sjellje të tilla ju vënë në dyshime dhe reagimi është: lajmërimi i personit apo kontaktimi i tij në mënyra të tjera përveç facebook (telefon) për ti pyetur se ku qëndron problemi, përgjigjia tipike e tyre është 

( – Mosss, do kem lënë hapur llogarinë e Facebook tek internet kafeja ku isha 20 min më parë…).

Por ajo që nuk dinë është se ata (zakonisht të rinjtë në këto kohë që po jetojmë janë edukuar me “mbylljen e llogarive në kohën që ngrihen nga kompjuterat ku përdorin fjalëkalimet personale”) në të vërtetë kanë rënë pre e një mashtrimi pikërisht nga “Administratori” (i punësuari) akka “legeni” i qendrës së internetit!

Ajo që duhet të bëni është që TE MOS PERDORNI NE ASNJE MENYRE qëndrat e Internetit (kudo jo vetëm në shqipëri) për të kryer blerje online, nuk duhet të vendosni fjalëkalime të email-eve ku mbani të dhëna personale të rëndësishme si psh “fjalëkalime hosti” (pasi brënda ditës do shikoni domainet që do transferohen dhe do humbisni gjurmët e tyre), do shikoni që karta juaj e kreditit është përdorur dhe me të janë kryer blerje me shuma të ndryshme parash, nëse keni aksese të rëndësishme në faqe të ndryshme psh Admin forumi NE ASNJE MENYRE mos përdorni qëndrat e internetit (pasi keni një përgjegjesi të madhe në kurriz, listat e email-eve të anëtarëve tuaj)!

Pra të dashur miq tregoni kujdes në Internet pasi do shikoni që do ju zhduket puna e disa viteve brënda disa orëve!

Mundësi tjetër kohët e fundit siç kemi mësuar është dhe denonicimi në zyrën përkatëse të policisë së Tiranës! Për gazetën Standard është prononcuar shefi i seksionit të ri në policinë e Tiranës për Krimin Kompjuterik Hergis Icja i cili vë në dijeni qytetarët për masat e sigurisë që duhen marrë dhe gjithashtu njofton që nëse ju bini viktimë i një krimi të tille duhet patjeter ta denonconi atë, në këtë mënyrë autoritetet përkatëse do kryejnë funksionin e tyre!

Keni patur ndonjë eksperiencë të tillë? Si e keni zgjidhur?

{ 2 comments… read them below or add one }

Klajdi August 31, 2010 at 3:16 am

Shume keq vertet, qe te ndodhin keto gjera.

Reply

AJAX August 31, 2010 at 2:04 pm

Artikull vertet interesant.
Veshtire te shpetosh nga keta “legenat” e internet kafeve.Nuk e di cfare ligji i kap keta por po kalojne nga vjedhja e CIPSEVE fillimisht(ka qene vjedhja e llogarive MSN te vajzave) ne gjera akoma me te renda.
mendoj se disa duhen bere shembull sepse dashje pa dashje lind nevoja e perdorimit te internet kafeve.

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: