
Keni informacione ne USB dhe dëshironi që të tjerët mos ti shikojnë pa lejen tuaj?
Apo dëshiron të fshehësh përmbajtjen e materialeve ne USB me ndihmën e ndonjë passwordi?
Për këtë gjë ju ndihmon TrueCrypt, program kriptues i cili është “open source”, funksionon me Windows Xp, Windows Vista, Mac OS X dhe Linux.
Ofron nivele te ndryshme te Algoritmeve te Kriptimit si:
AES
Serpent
Twofish
AES-Twofish
AES-Twofish-Serpent
Serpent-AES
Serpent-Twofish-AES
Twofish-Serpent

të cilët bazohen ne përmasa te ndryshme “bit-i” dhe ne nivele te ndryshme sigurie.
Lista e Opsioneve:
* Krijon një disk virtual te kriptuar brënda një file dhe e karikon si një disk real.
* Kripton një particion te tere si psh USB ose Hard drive tjetër.
* Kripton një particion apo drive ku windows është i instaluar(pre-boot authentication).
* Kriptimi është automatik, në kohë reale (i shpejtë) dhe transparent.
* Parashikon dy nivele të mbrojtjes, ne rast se dikush provon të gjejë passwordin:
1) Fsheh volumin (steganography) dhe fsheh edhe sistemin operativ.
2) Asnjë volum i TrueCrypt identifikohet (volumet nuk mund të dallohen nga të dhënat e tjera).
* Algoritmet e Kriptimit: AES-256, Serpent, dhe Twofish.

Keni mënyre tjeter ? Na tregoni edhe ne, komentoni me poshte…






