Mekanizmi pas këtij sulmi, i cili filloi të shpërndahej tek përdoruesit e Facebook me një link i cili të adresonte tek një adresë pornografike, kishte mundësi të krijonte më shumë dëme se sa thjesht nje situatë të pakëndshme të momentit (për ata të cilët janë viktima të këtij sulmi).
Në momentin që përdoruesit klikonin në një link të postuar në murin e miqve të tyre, browseri Firefox manipulohej në mënyrë që të axhiornonte edhe statusin e viktimave në profilin e tyre me të njëjtin link.
Përgjigjia e Facebook ka qënë e menjëhershme duke bllokuar adresën e URL e cila të dërgonte tek një adresë interneti pornografike, gjithashtu duke e hequr nga statusi i personave të rënë viktima të këtij sulmi.
Nga ana e Facebook është deklaruar se vetëm një përqindje e vogël ka rënë pre e sulmit.
“Si gjithmone, ne këshillojme njerëzit të mos klikojnë në linke të dyshimta edhe nëse ju është dërguar apo është postuar nga miqtë e tyre.”
Roger Thompson, shefi i sigurisë tek AVG, gjithashtu në blogun e tij ka thënë:
Mashtrimi tipik ishte në përdorimin e një fotografie provokuese të një vajze të veshur me tanga. Nëse klikonin mbi fotografinë, ata drejtoheshin tek një adresë, ku nëse sërish klikonin në një buton që shkruante “click this button”, atëherë krimbi i Facebook kishte kryer funksionin e tij.
Ky sulm me sa duket nuk ka funksionuar me Internet Explorer por vetem me Firefox.
Një situatë e pakëndshme me sa duket ishte e gjitha ajo që ky sulm ka krijuar për ata që kanë rënë pre, megjithatë ai ishte i aftë të krijonte situata më të rënda si, duke treguar tek të gjithe miqtë tuaj që ju kishit vizituar atë adresë, mund të krijonte probleme me gruan tuaj, me familjarët e tu, kolegët e punës apo me punëdhënësin tuaj.
Një mekanizëm i tillë mund të përdorej edhe për të vjedhur passworde të ruajtura tek cache i browserit tuaj, apo të injektonte worm në kompjuter.
(via… thompson.blog.avg.com)








{ 3 comments… read them below or add one }
Hmm, sa keq qe askush nga shoqeria ime ska qene viktime e ketij krimbi

Egzon´s last blog ..Twilight New Moon (2009)
lol Egzon, me sa duket e kane bllokuar shpejt… ose shoqeria jote nuk ndikohet nga gjera te tilla
, megjithese nuk ma merr mendja hahaha
Ideja e artikullit apo keshilla pas tij eshte “te mos klikohet kot me kot ne linke
pasi mund te demtohesh”
Te tilla gjera “provokuese” bejn qe brenda nje kohe shume te shkurter te bijn pre shume viktima