Christopher “moot” Poole, krijuesi i forumit online 4chan, më 11 shkurt 2010 do flasë tek konferenca e TED, mbledhja e elitës së mendimtarëve.
Fjalimet transmetohen nga TED në formë videosh të cilat kanë një popullaritet të madh në Internet. Rangu i personave të cilët flasin në këtë konference kalojnë nga Bill Gates tek Tim Barners-Lee
Poole rrallëherë është shfaqur në publik, dhe e ka mbajtur identitetin e tij sekret për vite të tëra pasi krijoi 4chan në moshën 15-vjeçare në 2003. 4chan ka famë për anëtarët e tij të devotshëm, të cilët herë pas here krijojnë sulme në faqe të ndryshme “më 6 janar 2010 ishte sulmi i fundit i bërë ndaj YouTube”, individë dhe në veçanti Kishën e Scientology!
Tema për të cilën do flasë Poole, është Provokacioni në Internet!
Pa dyshim që video e fjalimit të Poole do jetë një hit ![]()
Edit: Christopher “moot” Poole nga një konkurs i revistës Wired ka fituar edhe çmimin, Sexy Geek 2009
Ps: Felicia Day në vënd të 4 ![]()








{ 1 koment… lexoje këtu poshtë oseshto një }
pom pelqen valla e mire shpresoj qe ka me kalu mire