Krijoni Kode QR dhe BarCode qe deshironi ne menyre te thjeshte

by Einar

Post image for Krijoni Kode QR dhe BarCode qe deshironi ne menyre te thjeshte

Wolfram Alpha është një motor kërkimi për të gjitha llojet e informacioneve, duke përfshirë informacione statistikore, të dhëna social-ekonomike, matematikore, shkencore, etj.

Wolfram Alpha gjithashtu mund të përdoret për të krijuar Kode QR (QR Codes) dhe BarKode (Barcode) për përdorimin tuaj personal.

Për të krijuar kodin tuaj QR:

1. Vizitoni Wolfram Alpha.

2. Në kutinë e kërkimit, vendosni të dhënat në vijim:

QR Code for eklipsi.com

Kodi QR eklipsi.com

Kodi QR eklipsi.com

Zëvëndësoni eklipsi.com me informacionin që dëshironi të zhvillohet në QR Code (URL, adresë e-maili, emer, produkt, etj).

3. Klikoni butonin = ose shtypni butonin ENTER në tastierën tuaj.

4. Në këtë mënyrë kodi juaj do të krijohet.

Kodi Qr i Krijuar

Kodi Qr i Krijuar

5. Për të ruajtur imazhin, mund të klikoni me të djathtën mbi Kodin e krijuar dhe zgjidhni “Save image as…” ose mund të lëvizni mouse mbi foton, pastaj mouse mbi këndin e palosur dhe kliko “Save as image” si në imazhin mëposhtë.

Ruani Kodin Qr

Ruani Kodin Qr

Për të krijuar BarKodin tuaj:

1. Vizitoni Wolfram Alpha.

2. Në kutinë e kërkimit, vendosni të dhënat në vijim:

bar code eklipsi.com

Bar Kodi per eklipsi.com

Bar Kodi per eklipsi.com

Zëvëndësoni eklipsi.com me informacionin që dëshironi të krijohet në BarKodin tuaj (URL, adresë e-mail, emër, produkt, etj).

3. Klikoni butonin = ose shtypni butonin ENTER në tastierë.

4. BarKodi juaj do të krijohet.

Bar Kodi i krijuar

Bar Kodi i krijuar

5. Zgjidhni fontin e dëshiruar (Kodi 128, Kodi 93, ose Kodi 39) dhe për të ruajtur imazhin klikoni me të djathtën mbi të dhe zgjidhni “Save image as…” ose mund të kaloni mouse mbi foton, pastaj mouse mbi këndin e palosur që shfaqet dhe kliko “Save as image”.

{ 1 comment… read it below or add one }

Filesonic Downloads September 15, 2011 at 4:15 pm

shume thx!tutoja e shpjeguar teper qarte!

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: