Keni patur ndonjëherë probleme pasi këngët tuaja janë në një format i cili nuk pranohet nga mp3 playeri juaj.. apo nuk lexohet nga programi me të cilin ju dëgjoni këngët në kompjuterin tuaj? Këtu na vjen në ndihmë XRECODE, një program i aftë të konvertojë gati çdo format muzikor në një tjetër sipas dëshirës.
Në kohën që instaloni këtë program, ju ofrohet një opsion shumë i nevojshëm i cili shtohet në menu (kur klikoni mbi të me të djathtë) që të konvertoni shumë lehtë file-t audio.
Këtu kemi marrë si shembull konvertimin e file-t AAC në Mp3, thjesht klikoni me të djathtën mbi file-n AAC dhe zbrisni tek “Send To”, pastaj tek XRECODE për të hapur file-n.

Zgjidhni Mp3, pastaj klikoni tek butoni Settings.
Tani zgjidhni “bit-rate” tuaj të preferuar për file-n, pastaj OK.
Kjo ju kthen pas tek pamja fillestare për të klikuar Start dhe të filloni konvertimin.
Nëse keni një Procesor CPU dual-core (ose më te mirë), mund të bëni disa procese njëkohësisht, pra shumë këngë njëherësh. Në shembullin e dhënë do vini re që ishte i mundur konvertimi i 7 file-ve AAC në Mp3 njëkohësisht, brenda një minute e gjysmë.
Këtu mund të shikoni një listë të të gjitha mundësive të konvertimit, lista e plotë ndodhet në adresën e programit.
M4A në WMA, M4A në OGG, M4A në WAV, M4A në FLAC, M4A në APE, M4A në AAC
FLAC në MP3, FLAC në WMA, FLAC në OGG, FLAC në WAV, FLAC në APE, FLAC në AAC
RealAudio (ra,rm) në WMA, RealAudio (ra,rm) në OGG, RealAudio (ra,rm) në WAV
OGG në MP3, OGG në WMA, OGG në WAV, OGG në FLAC, OGG në APE, OGG në AAC
XRECODE ofron një sasi të madhe mundësish dhe të gjitha konvertimet bëhen me shpejtësi të madhe dhe cilësi të mirë gjithashtu. Një gjë tjetër që mund të bëni është të hapni një file video dhe të konvertoni audion në çdo format të lejuar nga programi.
Gjeja kryesore rreth këtij programi është fakti që është falas (Free), dhe ofron pak a shume të gjitha mundësitë e konvertimit të audios.













{ 1 koment… lexoje këtu poshtë oseshto një }
i kendshem siti juaj