Konverto faqet e internetit ne PDF

by Einar

html-pdf-eklipsiNë raste të ndryshme mund të jetë e nevojshme ose të keni dëshire të konvertoni një adresë interneti apo faqe specifike në një dokument PDF. Për shembull, nëse shikoni ndonjë artikull interesant por dëshironi ta lexoni me kujdes ose në një vend ku nuk keni internet, në këtë mënyrë mund ta ruani në kompjuterin tuaj dhe mund ta lexoni sërish më vonë.

html-website-to-pdf-convert-eklipsi

Ekziston një shërbim efikas i cili kryen pikërisht këtë funksion i quajtur HTML-PDF-Converter. Ju duhet vetëm të vendosni adresën e URL të sitit ose të faqes specifike që ju intereson, në disa sekonda do ju shfaqet një dritare ku ju kërkohet të ruani versionin PDF në kompjuter. Kualiteti i PDF është gjithashtu shumë i mire.

Këtu më poshtë keni një screen të versionit PDF të faqes së eklipsit:

screenshot-1

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: